E Diel, 1 Nëntor 2026

Ryshfeti i bizneseve, pranga kryetatimorit

Artan Cena
"Gjoba e fundit" ve ne pranga te fundmin e drejtuesve te Policise Tatimore ne Tirane, i akuzuar per korrupsion pasiv dhe shperdorim detyre. Pasditen e djeshme, agjentet e antikrimit ekonomik, pas vendimit te Gjykates se Tiranes, qe dha masen "arrest me burg", ka ndaluar Arjan Paskaj, 39 vjec, shef i rajonit nr. 2 ne Policine Tatimore te kryeqytetit. Urdhri i arrestit ishte leshuar edhe nga prokuroria qe prej muajit shtator, kur perfunduan ne qeli ish-kreu i tatimoreve dhe kater inspektore dhe nje i akuzuar si sekser. Pervec Paskajt mesohet se eshte arrestuar edhe nje person i dyte, emri i te cilit nuk u be publik per shkak te hetimeve. Gazeta "Koha Jone" publikoi ne numrat e kaluar lajmin se nje prej zyrtareve te Policise Tatimore ishte i perfshire ne skandalin e venies se gjobave ndaj bizneseve ne kryeqytet dhe ishte nen hetim. Emri i kreut te rajonit nr. 2 te tatimores ka dale gjate hetimeve te kryera dhe marrjes ne pyetje te te dyshuarve.
Ka mjaftuar autorizimi i Gjykates se Tiranes, qe dje, ne oren 16:00, ne afersi te Piramides, ne qender te kryeqytetit, te zbarkonin nje numer i madh uniformash blu. Ata kane rrethuar 39-vjecarin Arjan Paskaj, qe gjendej ne shoqerine e nje personi te dyte, edhe ky i ndaluar. Zyrtari eshte futur ne nje prej makinave te patrullave te pergjithshme dhe derguar ne ambientet e policise se Tiranes per t'u marre ne pyetje e komunikuar akuzat. Autoritetet policore thane se Paskaj eshte vene ne pranga per akuzen e "korrupsionit pasiv nga persona qe ushtrojne funksione publike".
Pas zhvillimit te operacionit "Gjoba e fundit", me date 14 shtator 2007, kane vazhduar hetimet per te marre kallezime shtese nga subjekte tregtare, te cileve u eshte kerkuar ryshfet gjate ushtrimit te detyres. Nje prej biznesmeneve mesohet se ka permendur edhe emrin e Arjan Paskajt, kreut te rajonit nr. 2 te Policise Tatimore ne Tirane. Kaq ka mjaftuar qe prokuroria te leshoje nje flete-arresti dhe te kerkoje me pas miratim nga Gjykata e Tiranes. Por hetimet ne kuader te operacionit "Gjoba e fundit" mesohet se do te vazhdojne per te identifikuar dhe persona te tjere te implikuar.
Te arrestuar te operacionit:
Flamur Mallkuci, shef i Policise Tatimore
Migen Katroshi, shofer i Policise Tatimore
Genci Murthi, oficeri i Policise Tatimore
Dritan Metani, oficeri i Policise Tatimore
Aurel Cenolli, oficeri i Policise Tatimore
Klodian Myftari, ekonomist te "Tar Tenda"
Arjan Paskaj, shef i Rajonit nr.2 te Policise Tatimore

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›