E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet hajduti, bastiste kishat dhe teqete

Nje 28-vjecar eshte ndaluar nga policia e Gjirokastres, pasi dyshohet si autor i disa grabitjeve te kishave, teqeve, lokaleve dhe banesave. Ekspertet e cilesuan te riun si nje hajdut serial, per ngjarje te ndodhura gjate tre muajve te fundit, perfshire edhe disa objekte kulti. Pas hetimeve intensive, agjentet ndaluan 28-vjecarin Hasan Bezhani, banues ne lagjen "Punetori" te Gjirokastres. I riu ishte shpallur person ne kerkim me 7 nentor te ketij viti, pasi nga hetimet paraprake rezultoi se ishte autor i dyshuar i vjedhjes se baneses se Vilson L., ne lagjen "Dunavat i dyte", ku ishin marre 300 mije leke. Bezhani ka pranuar dhe ka treguar per grupin hetimor mekanizmin e vjedhjeve te kryera nga ana e tij ne 9 shtepi dhe lokale ne qytetin e tij dhe fshatrat perreth. Gjithashtu ai ka rrefyer per bastisjet e kishave ne fshatrat Dhuvjan e Zervat dhe teqete ne lagjen Kodra e Shtufit dhe ne lagjen "Dunavat". Shuma e marre nga keto objekte shkon ne mbi 403 mije leke.
B. Kore

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›