E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisma pa mandatarët e Kuvendit

Kryetari i Aleancës për Prishtinë, Besnik Tahiri para pak ditësh ka zhvilluar një takim me nënkryetarin e LDD-së, Lulzim Zenelin për të bashkërenduar aktivitet për Prishtinën. Në këtë takim nuk janë parë liderët që përfaqësojnë qytetarët e Prishtinës në Kuvendin Komunal, nga asnjëri kamp.

Shefi i grupit parlamentarë të LDD-së në Kuvendin e Prishtinës, Shefki Gashi, dhe shefi i grupit parlamentarë të AAK-së, Shefqet Sylejmani dukët që nuk janë të kënaqur më politikbërësit e rinj për Prishtinën.

Madje, Gashi ka shkëputur çdo komunikim edhe më zyrtarët e lartë të LDD-së. E, Sylejamni nuk po shihet në asnjë aktivitet të Besnik Tahirit, i cili po viziton lagjet e Prishtinës, gati çdo ditë.

Sipas AAK-së, takimi me nëndegët e LDD-së është në funksion të fuqizimin të strukturave dhe kapaciteteve si në teren ashtu dhe përbrenda ekipit sektorial të Aleancës për Prishtinën. Por, politikani i lënë anash në këtë rast, Shefki Gashi po pretë ofertë nga partia e vetë që edhe ai ti bashkëngjitet grupit.

“Jo, jo unë nuk po komunikojë me ato struktura. Atë marrëveshje e kanë bërë pa pëlqimin e kryesisë, tash ti grahin qashtu”, tha Gashi për Indeksonline.

Gashi nuk e përjashton mundësin që mund të radhitet edhe në LDK, si garues për zgjedhjet lokale në Prishtinë. “Le të shohim tash, a me LDK-në, a me LDD-në. Nëse mund të bëjmë ndonjë marrëveshje me LDD-në mund të jem edhe me ta, pse jo”, shtoi Gashi.
I pyetur nga Indeksonline, se cilat janë arsyet se pse nuk po shihet në takimet e Besnik Tahirit, Shefqet Sylejmani thotë se në këtë pyetje përgjigje jep Besnik Tahiri.

“Nuk di çfarë të them. Për këtë problem, përgjigjen e ka Besnik Tahiri. Atë mund ta pyetni dhe u përgjigjet. Kaq mund tu them”, tha Sylejmani, pa dashur të komentojë më shumë.

Kryetari i Aleancës për Prishtinën, Besnik Tahiri thotë se komunikon me kryetarin e grupit parlamentarë të AAK-së në Kuvendin e Prishtinës, por shtonë se nuk ka nevojë që ai, apo këshilltarët tjerë të Kuvendit Komunal të marrin pjesë në nismën e tij për Prishtinë, pasi siç tha ai, nisma e tij është më shumë teknike se sa politike.

“Vizitat neper lagje të Prishtinës jam duke i zhvilluar në aspektin teknik, jo politik. Bashkë me ekipin tim të ekspertizës jemi duke i evidentuar nevojat e qytetarëve. Ne ekip kam arkitektë, ingjinjer, gjeodetë, etj. Nuk kam asgjë më Shefqet Sylejmanin, ne më të komunikojmë, por nuk e kam parë të nevojshme që edhe ai të jetë në këtë fushatë, ngase nisma do të shihej me karakter polik”, tha Tahiri.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është e përfaqësuar me 4 këshilltarë në Kuvendin e Prishtinës, ndërsa LDD me dy këshilltarë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›