Jhumpa Lahiri, një indiane amerikane
Nuk vesh kurrë sari dhe mbi ballë nuk ka pikën e kuqe të grave të martuara. Nuk flet me theksin tipik që karakterizon indianët. Në takim vjen e veshur me një fustan të këndshëm me ngjyrë gri dhe prej tetë vitesh mban në gisht unazën e martesës. Megjithëse flet një anglishte perfekte, përzier me pak british dhe një ngjyrim bengalez, për të gjithë, Jhumpa Lahuri është një shkrimtare indiane. Ora është 18:00 dhe në përfundim të një interviste 90-minutëshe mbi karrierën dhe librin e saj, "Një tokë e re", shkrimtarja tregon se është shumë e dhënë pas gjuhëve të huaja. Në preferencën e saj hyn edhe italishtja. Tregon se ka shumë vite që e studion. Një prej dëshirave të saj është edhe ajo e të jetuarit një ose dy vite në Itali. Ndoshta është vetëm një ëndërr, sepse jeta e saj familjare është tmerrësisht e lidhur me Nju Jorkun. Bashkëshorti i saj, Alberto, me origjinë nga Guatemala, është zëvendëskryeredaktor i së përditshmes "El Diario" në gjuhën spanjolle dhe djali, Oktavio, shkon në klasën e parë fillore në Bruklin. Vajza, Noor, është ende e vogël. "Njerëzit në Itali mund ta çojnë veten në një të kaluar të largët, madje kanë mundësi ta prekin edhe me dorë. Unë, pak indiane, pak angleze, pak amerikane, ndiej zili për këtë ndjenjë përkatësie, edhe pse shpesh e kuptoj se e kaluara është një pengesë që shpesh nuk na lejon të shkojmë përpara".
Megjithatë, juve ju konsiderojnë si indiane...
Kam gjithë jetën që përplasem me këtë perceptim. Të gjithë më pyesin nëse ndihem indiane, por unë nuk kam arritur kurrë të gjej një përgjigje që t‘i kënaq të gjithë. Prindërit e mi janë intelektualë nga Bengali dhe do të kisha shumë dëshirë që unë dhe motra ime të mbeteshim indiane. Por unë kam lindur në Londër dhe jam rritur në ShBA. Jam amerikane, edhe pse pjesa më e madhe e atyre nuk më pranojnë si të tillë.
Ndoshta për këtë arsye në qendër të tregimeve tuaja ka gjithmonë konflikt kulturor, që ndihet mes të dyja kulturave?
Po, është një eksperiencë që e njoh mirë. Kam më shumë se 40 vjet që e gjej veten në vështirësi kur më pyesin se kush jam dhe nga vij. Mbi të gjitha, sepse jam rritur në New England, një pjesë e Amerikës që i pëlqen të tregojë dhe ruajë rrënjët thellësisht dhe krejtësisht amerikane.
Bëhet fjalë për Amerikën që në letërsi është përshkruar me shumë talent nga Nathaniel Hawthrone...
Është një nga autorët që ka ndikuar më shumë tek unë, sepse falë tij arrita të krijoja një ndjesi të thellë për Amerikën e dikurshme. Kur isha e re, mendoja se bota për të cilën shkruante Hawthrone nuk kishte fare lidhje me mua. Vetëm pak vite më parë rilexova "Letra e kuqe" dhe kuptova se përshkrimet për shoqërinë e New Englnd kanë një tjetër efekt mbi mua. Ndiej se më në fund kam një lidhje të ngushte me këtë shkrimtar.
Një lidhje kaq e ngushtë, sa titulli i përmbledhjes tuaj vjen pikërisht nga Hawthorne...?
Po. U preka shumë nga një pjesë që lexova te libri "Letra e kuqe". Aty gjeta veten, eksperiencën e jetës. Gjeta rrugën ekzistenciale që solli prindërit e mi nga Kalkuta në New England.
Megjithatë është kjo Amerikë që nuk ju pranon si amerikane, por si një shkrimtare indiane?
Amerika është një vend që di të jetë ksenofobe dhe në të njëjtën kohë shumë e hapur. Nuk do arrij kurrë të shpjegoj se në çfarë pike në pemën gjenealogjike një amerikan i çfarëdolloj përkatësie etnike ndihet superior për faktin e vetëm se është amerikan.
Në tregimet tuaja thoni se janë universitetet e mira, ato të "Ivy League", mënyra me të cilën emigranti pranohet nga shoqëria amerikane...
Ajo e "Ivy league Schools" është bota akademike që njoh më mirë. Edhe për prindërit e mi ka pasur një domethënie të madhe. Si për pjesën më të madhe të të huajve, këto institucione përfaqësojnë aksesin ndaj një kulture që përndryshe të përjashton. Për më tepër, u hap brezave që vijnë një gamë mundësish nga të cilat përndryshe do të mbeteshin jashtë.
Në vitin 2000 ju keni fituar çmimin "Pulitzer", përveç shumë çmimeve të tjera letrare. Çfarë impakti kanë këto çmime në krijimtarinë tuaj?
Ka momente kur fitorja e një çmimi të sjell emocione të mëdha. Nuk do ta harroj kurrë ndjenjën që provova kur më thanë që kisha fituar çmimin "Pulitzer". Por kjo grua që shihni këtu sot, është shumë ndryshe nga ajo që ka fituar çmimet. Vij këtu, jap intervista, por puna ime është diku tjetër. Sigurisht fitorja e një çmimi të duhet në ditët ku fjalët mezi të vijnë, por çdo libër është një projekt më vete. Një çmim që ke fituar në të shkuarën, nuk të shërben për të shkruar një libër të ri.
Ju ka pëlqyer ndonjëherë të kishit emrin Jane ose Mary?
Po. Është një dëshirë që e kam pasur gjithmonë dhe e kam edhe tani. Ky është një vend ku njerëzit nuk ndryshojnë vetëm emrin, por edhe mbiemrin, duke prishur kështu një unazë të rëndësishme në lidhje me familjen. Por, në kulturën indiane kjo nuk ekziston. Trauma se jam rritur me një emër si ky që kam, do të më shoqërojë për gjithë jetën. Jhumpa është një pseudonim, por edhe me emrat që më vunë prindërit, Nilanjana dhe Sudeshna, është e vështirë të mbijetosh. Alternativa është ta fshehësh identitetin tënd, të mohosh ekzistencën dhe atë që je. Megjithatë, më mirë preferoj konfliktet e brendshme, se sa të mohoj lidhjet e mia.