Qeveria dhe opozita, të ndarë për sondazhin
Qeveria e Kosovës e ka gjetur veten në shënjestër të sulmeve nga opozita, një ditë pasi PNUD-i publikoi një raport mbi besimin që qytetarët kanë ndaj institucioneve kosovare. Opozitari Ramush Haradinaj ka akuzuar Kryeministrin Hashim Thaçi për keqqeverisje, ndërkohë që ky i fundit e ka thënë krejtësisht të kundërtën për qeverinë që po drejton prej një viti e gjysmë.
Në një hulumtim periodik të publikuar nga PNUD-i, "Paralajmërimi i Hershëm", thuhet se besueshmëria dhe kënaqshmëria e kosovarëve ndaj institucioneve të vendit dhe misioneve ndërkombëtare në Kosovë është duke rënë, siç po bie edhe shpresa e tyre për përmirësimin e kushteve të jetës. Rezultatet kanë treguar se 38 për qind e kosovarëve janë të kënaqur me qeverinë e shtetit të tyre, gjë që shënon rënie për 19 për qind nga rezultati i treguar në tetor të vitit të kaluar.
I ndodhur në fshatin Vidimiriq, në veri të Mitrovicës, ku kishte shkuar për të inspektuar punimet në asfaltimin e një rruge, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpreh se nuk ndikohet nga përqindjet e sondazheve. Për më tepër, ai ka shfaqur bindjen se qeveria që drejton ai është më e besuara ndër qytetarët dhe faktori ndërkombëtar, në krahasim me të gjitha qeveritë e pasluftës në Kosovë.
"Unë nuk punoj me opinione të sondazheve, por me prioritetet, të cilat i kam dhe ndihem tepër mirë që qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon të jetë qeveria më e besuar e pasluftës dhe më e mbështetur nga qytetarët e Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar", ka thënë të shtunën Kryeministri Thaçi.
Por krejt ndryshe mendon rivali i tij kryesor në politikën e Kosovës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Në reagimin e tij, të cilin e bëri nga komuna e Suharekës, ai u shpreh se po të ishte në vend të Kryeministrit Thaçi do të ishte ndier i shqetësuar seriozisht, "për shkak të qeverisjes së keqe që është instaluar në Kosovë".
"Do të isha shqetësuar edhe më herët. Besoj se tash është vonë edhe shqetësimi. Është e pakuptueshme qeverisja pa plan qeverisës. Rënia e besimit vjen në një kohë kur qeveria kontrollon edhe lajmin. Sot është vështirë të depërtojë e vërteta. Kur bie besimi edhe në këtë situatë, në këtë propagandë të egër, atëherë të mos harrojmë se gjendja është edhe më keq sesa është paraqitur në raport", ka thënë ai.
Perceptim më të keq në hulumtime të tilla qytetarët e Kosovës kishin treguar katër herë gjatë periudhës së pasluftës në hulumtimet që PNUD-i ka bërë në periudhën shtator 2006-tetor 2007, kur kënaqshmëria kishte arritur nën 30 për qind.
Nga ana tjetër, opinionistë në Kosovë nuk janë treguar të befasuar nga rezultatet e sondazhit. Analisti Mufail Limani ka thënë të shtunën për "Express" se premtimet e mëdha të qeverisë dhe pritjet e mëdha si rrjedhojë, kanë bërë që hulumtimet e opinionet të dalin me shifra të tilla. "Edhe premtimet e qeverisë edhe pritjet e opinionit kanë qenë të mëdha, të pamundshme për t‘u arritur. Por është e politikanëve që të bëjnë premtime sa më të mëdha, sidomos në Ballkan, e veçanërisht në Kosovë, ndërsa elektorati te ne vazhdon të besojë edhe në premtime që janë iluzore. Këtu fillojnë problemet e perceptimit", është shprehur Limani. Sipas tij, publiku duhet të dijë ta dallojë propagandën e kulluar elektorale nga ajo që mund të konsiderohej si ofertë serioze politike, ekonomike, në shëndetësi, arsim e fusha të tjera.