E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja, e sigurt: Kaka te Reali

Duhet ta pranoj që jam një
mik i madh i Galianit. Flas
shpesh me të, kur vjen në Spanjë,
ashtu sikurse kur shkoj unë në Itali.
Kemi folur për gjithçka, shpeshherë
edhe për futboll...", Florentino
Perez konfirmon kontaktet për
administratorin kuqezi. Të enjten,
ditët e prezantimit të kandidaturës
ka pranuar se,
ka kërkuar
edhe Kakanë.
E ka bërë me
një buzëqeshje
tipike enigmatike
të dikujt,
që dëshiron të
mbajë premtimin
e bërë.
Sipas "AS", Florentino
i është referuar ironikisht
Kakasë, duke u bazuar në një
marrëveshje të mbyllur me lojtarin
dhe menaxherin e brazilianit,
babanë Bosko Leite (pranë mbylljes
së kontratës edhe me Milanin,
të cilit do të t‘i paguhen jo më
shumë se 60 milionë euro). Nëse
Florentino Perez do të zgjidhej
president i Real Madrid më 14
qershor, detajet e marrëveshjes do
të ishin: një kontratë 5-vjeçare për
Kakanë dhe një rrogë lordësh prej
12 milionë në sezon. Taksimi, të cili
do të duhet t‘i nënshtrohet "rroga"
e Rikit, do të ishte 24% gjatë pesë
viteve të para të qëndrimit. Për më
tepër, shifra e mbajtur do të ishte
2.880.000 euro, në mënyrë që blerja
e re e epokës Perez do të fi tonte
9.120.000 euro në vit. Kështu, ai do
të bëhej lojtari më i paguar i Realit,
pasi për momentin është Rauli me
6.840.000 euro në vit. Përfi timet
nga menaxhimi i të drejtës së
imazhit të lojtarit do të ndahet 50
me 50 mes brazilianit dhe klubit.
Për sa i përket komisionit, mësohet
se babai Bosko do të përfi tojë 10%
të 45 milionë neto për 5 vite. Sipas
"AS", Galiani ishte në dijeni të të
gjitha negociatave mes Kaka dhe
Realit. Por kjo marrëveshje mund
të jetë e mirëpritur nga Milani, i
cili dëshiron të
mbulojë defi -
citet në buxhet
duke shitur
lojtarë. Një
burim shumë
pranë lojtarit
ka theksuar
se deklaratat
e Kakasë për
të mos lënë
Milanin, janë sa për sy e faqe për
të mos humbur mbështetjen e
tifozëve. E të njëjtit mendimi është
edhe e përditshmja tjetër "Marca".
"I blerë" e titullonte dje ajo faqen
e saj të parë, me një foto të Kakasë
pranë. Ndryshim mes dy të
përditshmeve spanjolle qëndron
vetëm te shifra e blerjes, pasi sipas
"Marca"-s kostoja e Kakasë është
63 milionë euro, ndërsa braziliani
do të fi tonte 8 milionë euro neto
për pesë sezone.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›