Pesë sëmundjet më të këqija se gripi i derrave
Kolera?
Çfarë është?
Një infeksion akut diarreal, që mund të çojë deri në vdekje, për shkak të dehidrimit apo dëmtimit serioz të veshkave. Ndryshe nga sëmundjet e tjera të kësaj natyre, kjo është shpesh vdekjeprurëse edhe te fëmijët, edhe te të rriturit.
Ku përhapet?
Shqetësime për pandemi? Kolera ka qenë frikë globale që nga viti 1961. Sëmundja është endemike në shumë pjesë të Afrikës, Azisë Jugore dhe Amerikës Latine. Infeksionet e reja kaluan në 96 për qind në vitin 2006. Sipas studimeve, sëmundja ka gjasa të ndodhë për shkak të mbipopullimit në rajone, të cilat nuk kanë higjienën e duhur publike.
Epidemia aktuale
Në atë që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e cilësoi si "situatë shumë të keqe", shpërthimi i kolerës që nisi në gusht të vitit 2008 ka infektuar më shumë se 96000 njerëz në Zimbabve, duke shkaktuar rreth 4200 të vdekur. Mungesa e ujit dhe infrastrukturës së kanalizimeve në këtë shtet e ka përkeqësuar problemin, pa përmendur faktin se shumë mjekë vendas po refuzojnë të punojnë për para në Zimbabve, që thjesht nuk vlejnë asgjë. Gjatë muajve të fundit, numri i rasteve të prekura është ulur, por OBSH paralajmëron se ka gjasa që sëmundja të rikthehet në gusht.
Meningjiti kurrizor
Çfarë është?
Infektim i lëngut që gjendet përreth shtyllës kurrizore dhe trurit. Rastet e rënda të meningjitit bakterial mund të shkaktojnë dëmtim të trurit apo vdekje, nëse nuk mjekohen shpejt.
Ku është i përhapur?
Shpërthimet e meningjitit shfaqen vazhdimisht në rajonin verior të Sahelit në Afrikën sub-sahariane, i njohur nga studiuesit si "rripi i meningjitit". Shpërthimi i fundit ka qenë shumë i rëndë në Nigeri, Niger dhe Çad.
Epidemia aktuale
Që nga fillimi i vitit 2009, një epidemi e meningjitit ka vrarë më shumë se 1900 njerëz në të tri shtetet dhe vetëm 1500 në Nigeri. Më shumë se 56000 raste janë paraqitur në këtë shpërthim të sëmundjes, më i keqi që nga viti 1996, ku vdiqën së paku 25000 njerëz. Në Çad, ku është vështirë të gjenden kurat e meningjitit, një në 10 njerëz të infektuar me këtë sëmundje vdes. Mendohet se një klimë jashtëzakonisht e ftohtë këtë vit ka bërë që shpërthimi të jetë më i keq se zakonisht. Si reagim ndaj kësaj, OJQ-ja "Medecins Sans Frontieres" ka nisur për vaksinim fushatën e saj më të madhe të bërë ndonjëherë për ndonjë sëmundje. Grupi tashmë ka vaksinuar 5.4 milionë njerëz dhe planifikon të vaksinojë edhe 1.7 milionë të tjerë.
Sida
Çfarë është?
Një sëmundje e cila sulmon sistemin imunitar të njerëzve, duke i bërë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve vdekjeprurëse. Sida ka vrarë rreth 25 milionë njerëz në të gjithë botën që nga viti 1981.
Ku është e përhapur?
33 milionë njerëz në botë janë duke jetuar me virusin e SIDA-s, dhe 22 milionë prej tyre në Afrikë. Medikamentet e reja po bëjnë të mundur rritjen e jetëgjatësisë dhe cilësisë së jetës së pacientëve me SIDA. Por vetëm shtetet në zhvillim e sipër i marrin këto medikamente për më pak se një të tretën e atyre që kanë nevojë urgjente për përkujdes.
Epidemia aktuale
Kina ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare për masat drastike që ka marrë për të parandaluar shpërthimin e gripit të derrave, por nuk ka qenë e tillë në reagimin ndaj sëmundjes së SIDA-s, që vrau më shumë se 7000 vetë në Kinë vetëm në nëntë muajt e parë të vitit 2008. SIDA në heshtje u bë sëmundja infektive më vdekjeprurëse në këtë shtet vitin e kaluar, duke ia kaluar tuberkulozit. Shifrat e Kinës janë ende relativisht të vogla, krahasuar me ato botërore, por rritja ka qenë marramendëse. Para tre viteve, rreth 8000 njerëz kishin vdekur nga SIDA në Kinë. Përpjekjet që të merret raportim i saktë mbi këtë epidemi janë të vështira në këtë shtet, për shkak të vlerësimit që ka kjo sëmundje. Afro gjysma e kinezëve thonë se kurrë nuk do të hanin së bashku me një person që është siero pozitiv, si dhe për shkak të faktit se zyrtarët lokalë me qëllim raportojnë më pak numra për të mos pasur probleme me Pekinin.
4. EBOLA
Çfarë është?
Një sëmundje e rëndë virale te njerëzit dhe primatët, e cila shkakton ethe, dhimbje të muskujve, diarre, të vjella dhe në disa raste gjakderdhje të brendshme e njolla në lëkurë. Ebola ka një shkallë shumë të lartë vdekshmërie, afro 90 për qind në disa shpërthime, dhe është shfaqur në mënyrë sporadike që nga viti 1976. Sëmundja shpesh infekton edhe punonjësit shëndetësorë apo anëtarë të familjes që varrosin të vdekurit.
Ku është e përhapur?
Deri tani, shpërthimet e formës më vdekjeprurëse të Ebolës, asaj të Zahiresë, kanë ndodhur vetëm në Afrikën Qendrore, ku kushtet josterile nëpër spitale e bëjnë më të mundshëm transmetimin e virusit me anë të kontaktit njerëzor apo lëngjeve të trupit. Kongo, Uganda dhe Sudani i kanë vuajtur shpërthimet më të këqija. Lloji jovdekjeprurës, Ebola- Reston, është shfaqur në SHBA, Itali dhe Filipine.
Epidemia aktuale
Shpërthimi i fundit i kësaj sëmundjeje në Kongo u deklarua në mes të muajit shkurt, pas raportimit të 32 rasteve të prekura dhe 15 vdekjeve. Shpërthimi i vitit 2007 ka qenë më i rëndë, duke shkaktuar 187 vdekje në 71 për qind të të prekurve nga sëmundja. Uganda, Sudani dhe Gaboni gjithashtu kanë qenë të prekura nga shpërthime të kësaj sëmundjeje në dekadën e fundit.
Lajmi i mirë?
Ebola ka pak gjasa të shndërrohet në një pandemi për shkak të vështirësisë së transmetimit, por shkalla tmerrësisht e lartë e vdekshmërisë ka bërë që shtetet t‘i mbyllin kufijtë e tyre, në mënyrë që ta parandalojnë përhapjen.
Ethet tropikale
Çfarë është?
Një sëmundje e cila përhapet nga mushkonjat dhe shkakton dhimbje akute të muskujve dhe kyçeve. Rastet janë kryesisht jo vdekjeprurëse, por ethet tropikale ndonjëherë shkaktojnë ethe vdekjeprurëse hemorragjike.
Ku është e përhapur?
Epidemitë e etheve tropikale janë raportuar në vende tropikale prej shekujsh, por më gjerë në vitin 1970 kanë qenë të prekura vetëm afro 9 shtete. Infektimet janë rritur dramatikisht në dhjetëra shtete gjatë viteve të fundit dhe tani vlerësohet se ka afro 50 milionë të tilla në vit. Afro dy e pesta e popullsisë botërore në këtë moment gjendet në rrezik nga kjo sëmundje, sipas Organizatës Botërore për Shëndetësi. Amerika Latine ka qenë posaçërisht e prekur. Ndryshe nga sëmundjet e tjera që vijnë nga mushkonjat, si malaria, ethet tropikale prekin edhe rajonet urbane dhe ato rurale.
Epidemitë aktuale
Edhe pse vëmendja e tërë botës është përqendruar te gripi i derrave në Meksikë, një shpërthim i rëndë i etheve tropikale infektoi 50000 njerëz në Bolivi dhe më shumë se 20000 në Argjentinë. Është e vështirë të përcaktohen shifrat e sakta për shkak të mosraportimit të sëmundjes, por numri i vdekjeve mendohet se është me qindra. Australia gjithashtu po përpiqet të përmbajë një epidemi të etheve tropikale që ka infektuar afro 1000 njerëz.