"AK": Greqia, autore e ligjit për regjistrimin etnik

Aleanca “Kuq e Zi” ka akuzuar Greqinë se është autore e ligjit për regjistrimin etnik.
Në një deklaratë për shtyp drejtori ekzekutiv i aleancës Redi Ramaj ka theksuar se Athina zyrtare ka kërkuar vëzhgues gjatë zhvillimit të regjistrimit, gjë që sipas tij, vërteton se Greqia është autore e ligjit të miratuar në Parlamentin shqiptar.
Ai gjithashtu ka kërkuar nga ministri Pollo të japë sqarime lidhur me pretendimet e Greqisë për të patur vëzhgues gjatë zhvillimit të procesit të regjistrimit ndërsa ka shtuar se Greqia sapo ka nsiur pretendimet e saj territoriale.
“Pse hesht ministri i inovacionit? Ne presim që Pollo t`i përgjigjet kuvendit grek. Akuzat se Greqia është autore e ligjit po vërtetohen” theksoi Ramaj ndërsa ka shtuar se kushtet e Greqisë për regjistrimin janë të papranueshme për shqiptarët.