Shala mban peng rezultatin final te zgjedhjeve lokale te 8 majit
Rezultati i zgjedhjeve perfundimtare te 8 majit mund te shpallet ne muajin shtator. Shkak per kete eshte bere moszhvillimi i zgjedhjeve ne Komunen e Shales si dhe fati qe do te kete Komuna e Finiqit e cila tashme ka shkuar per shqyrtim ne Kolegjin Zgjedhor. Partia MEGA ka ankimuar rezultatin per kete Komune te Delvines ku kandidati i saj Ziso Lluci humbi vetem me nje vote kundrejt Sokrat Spiros te PBDNJ-se. Kryekomisioneri Arben Ristani beri te ditur gjate mbledhjes se KQZ-se se duhet pritur vendimi i Kolegjit per Finiqin pasi nese kerkohet perseritje votimi ato do te zhvillohen ne nje dite. Por mbledhja e djeshme eshte shoqeruar me debate ndermjet perfaqesuesit te PS-se Eridian Salianjit dhe kreut te KQZ-se Ristani. Perfaqesuesi socialist ne KQZ akuzoi KQZ-ne se deshtoi ne administrimin e procesit madje e bllokoi qellimisht ate. Kjo ka sjelle reagimin e Ristanit i cili tha se ishte opozita ajo qe kerkoi me cdo kusht te prishte zgjedhjet jo vetem ne Komunen e Shales. Ristani njoftoi per shkarkimin e komisionereve te KZAZ-ve te ketyre komunave duke bere te ditur se ato do te dergohen per ndjekje penale. Mbi bazen e nje analize te situates ne KZAZ une mendoj se duhet te propozoni dhe shkarkimin e tyre nga detyra sepse nuk mundet qe po keta te organizojne zgjedhjet dhe te vazhdojme te shikojme per kallezime te mundshme penale tha Ristani. Por perfaqesuesi i PS-se reagoi duke thene se ka qene pikerisht KQZ-ja qe nuk ka pranuar listen e emrave te anetareve te KZAZ-se ne Komunen e Shales prandaj u sollen ne 11.00 te nates. Duhet ti kishit sjelle dy jave perpara por kerkuat ta prishnit kete proces ashtu si dhe ato te meparshmet reagoi Ristani. KQZ-ja me gjashte vota pro mori vendimin per pavlefshmeri te zgjedhjeve ne Komunen e Shales.