Minatorët 11 ditë në grevë, sot pritet marrëveshja
BULQIZE- Minatorët e Bulqizes kane hyre ne diten e 11-të të greves se urise, ndersa sot pritet te arrihet marreveshja mes tyre dhe kompanise ACR. Kompania ACR i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kreut të Bashkisë së Bulqizës, Roland Keta për të ulur në tryezë palët.
Nje dite me pare, në një reagim, ACR deklaroi se është e gatshme të ulet në një tryezë me minatorët për të negociuar lidhur me kerkesat e tyre.
Përfaqësuesit e kompanisë ACR pritet të jenë sot në Bulqizë për të nisur dhe dialogun.
Minatorët nga ana tjetër janë shprehur gjithashtu të gatshëm për tu ulur në bisedime me minatorët. Kreu i Konfederatës së Minatorëve, Kolë Nikollaj tha se minatorët nuk do të braktisin grevën deri sa të ketë një marrëveshje të firmosur mes palëve.
Minatorët e Bulqizës kanë hyrë sot në ditën e 11-të të grevës së urisë. Gjëndja e tyre mësohet se është mjaft e rënduar, ndërsa një ditë më parë dy minatorë kanë lënë grevën për shkak të rëndimit të gjendjes së tyre shëndetësore. Pas daljes së dy minatorëve, aktualisht në thellësinë 1400 metra nën tokë vazhdojnë grevën e urisë 13 minatorë, ndërsa kolegë dhe familjarë vazhdojnë ti mbështesin jashtë ambjenteve të galerisë ku janë ngujuar minatorët grevistë.
Liman Isufi, 44 vjeç dhe Gentian Ndreu, 29 vjeç kanë lënë grevën në ditën e 9-të për shkak të problemeve me shëndetin.
Minatoret kerkojne rritje page tashme ne masen 40%, permiresim te kushteve te punes, uljen e moshes se daljes ne pension dhe largimin e perfaqesuesit te kompanise ACR.