Jim Carrey, mbreti i së qeshurës
Po sikur të thoshim gjithmonë po? Jo thjesht një po metaforike jetës, por një po edhe lypësit të rrugës, apo propozimit të dikujt tjetër për t‘u hedhur nga ura. Kjo është sfida e re e aktorit Jim Carrey, që në botën e kinemasë është gjeniu komik i filmave si "The Mask" ("Maska"), atij paksa dramatik "The Truman Show" ("Shfaqja e Trumnit") dhe i "Ace Ventura" ("Ejs Venturës").
I papërmbajtur, shpërthyes, i paarritshëm. Fjala "uragan" nuk do ta përshkruante Carrey-n, që pa dyshim është talenti më i madh komik i kohës moderne. Carrey është afirmuar si aktor mes viteve ‘90. Falë talentit, ai arrinte të fitonte 35 milionë dollarë për film. Por jeta e yllit të ardhshëm të kinemasë, që të gjithë e quanin pasardhësi i Jerry Lewis, nuk ka qenë e thjeshtë. Meqë Jim ishte një student dembel dhe shumë i lëvizshëm, frekuentonte jo rregullisht "Aldershot High School" e Burlingtonit. Shkathtësia e tij u ra në sy profesorëve, të cilët e detyronin të regjistrohej në kurse teatri që zhvilloheshin pasi mbaronte mësimi.
Pas shumë vitesh heshtjeje, është rikthyer me filmin "Yes Man", ku luan rolin e një bankieri, i cili u thotë gjithnjë jo klientëve që i kërkojnë hua dhe, pasi braktiset nga e dashura, i thotë jo jetës, mbyllet në shtëpi, duke parë gjatë gjithë kohës televizor. Derisa një ditë qëllon të jetë në një seminar që u mbajt nga Terence Stamp, një guru që propagandonte forcën e "Po"-së.
"I njoh mirë ata që thonë jo dhe nuk e jetojnë jetën, sepse e kam përjetuar përvojën e tyre. Natyrisht që nuk mund t‘i thuhet gjithçkaje po, por në jetë na qëllon shpesh që të pendohemi më shumë se kemi thënë jo, sesa po", shpjegon aktori.
Pasi ka kaluar një periudhë të keqe depresioni... Carl (Jim Carrey) vendos të bëjë një pakt me veten. Duhet të përgjigjet gjithnjë "Po" për gjithçka që i kërkojnë. Pas pak kohësh, do ta kuptojë se është bërë një "Yes Man…" dhe do të njohë Allison (Zooey Deschanel), një vajzë paksa e veçantë, me të cilën do të nisë një histori. Kjo është historia e "Yes Man", e udhëhequr nga Peyton Reed dhe bazuar te romani autobiografik i Danny Wallace. Ajo që e tregon më së miri lumturinë e Carl-it (Jim Carrey) dhe fuqinë e "Po"-së është posteri i filmit. Ja se si ishte gjendja e protagonistit para se të bëhej një "Yes Man…".
Zoti Carrey, çfarë ju ka pëlqyer në veçanti te ky film?
Ka diçka shumë të veçantë, e cila më ka prekur në mesazhin që përcjell ky film. Është njësoj sikur në mes të një turme të madhe njerëzish sheh një grua të bukur dhe nuk arrin t‘ia ndash sytë asnjë çast. Që kur filluam të punonim për filmin, pothuajse një vit e gjysmë më parë, e ndieja se ishim në rrugën e duhur. Natyrisht që nuk mund të themi gjithmonë po, por nëse pranojmë atë që na ofron jeta, jetojmë më mirë. Edhe skenari më pëlqeu shumë, sepse fliste për izolimin dhe depresionin, gjëra të cilat i kam jetuar.
Na tregoni pak më shumë...
Ka çaste që dua ta harroj realitetin, sepse shqetësohem vetëm për të shkuarën dhe të ardhmen dhe harroj të jetoj të tashmen. Ose kur shqetësohem më shumë sesa duhet për gjërat e zakonshme, për të cilat nuk mund të bëj asgjë, sepse nuk janë në dorën time. Për shembull ka shumë gjëra që nuk janë thënë për George Bush, por jeta e të gjithëve ne mund të jetë shumë e bukur, pavarësisht asaj që ndodh përreth. Jetën tonë e kemi në dorë vetë, nëse dëshirojmë mund të zgjedhim lehtësisht atë që na pëlqen të bëjmë dhe të mos mendojmë për problemet që na trishtojnë. Të gjithë jetojmë tragjedi, por shpesh përdorim këto përvoja si justifikim për të dështuar dhe për të mos qenë të lumtur. Kam ndjerë në trupin tim fuqinë e fjalës "Po". Shpesh mendoj për gjërat që ëndërroj sikur më kanë ndodhur.
Sipas asaj që ëndërroni, çfarë drejtimi do të keni marrë pas dhjetë vitesh?
Nuk kam një mendim të qartë, ëndërroj të jem brenda një hapësire krijuese, të qetë, në shërbim të të tjerëve. Dëshiroj të jem autentik dhe nuk jam i sigurt nëse kjo do të thotë që do të vazhdoj të kem rolin e aktorit. Gjithashtu dëshiroj të jem i pasur dhe të bëj një jetë të mbretërish.
I pasur në ç‘kuptim? Nga ana materiale?
Gjithçka, nga ana materiale, në dashuri, në marrëdhënie me të tjerët. Mendoj se pasuria është edhe më e madhe kur e vlerëson me të vërtetë jetën, edhe pse përreth nesh ka shumë gjëra negative.
A është e vërtetë që gjatë xhirimeve ju është thyer një brinjë?
Po, por u hoqa sikur nuk ndodhi asgjë dhe thashë me vete: "Jim ke bërë si karagjoz gjatë gjithë jetës, kështu që nga ky çast e tutje duhet të arrish ta ndryshosh jetën tënde. Jepi, bëhu djalë i mbarë".
Njëkohësisht cilit film i thatë po?
Dy, njëri është "I love you Philip Morris", që nuk ka lidhje me cigaret dhe paketat, por është emri i një homoseksuali në Teksas, i cili është arratisur shumë herë nga burgu. Gjithashtu po marr pjesë edhe në filmin "A Christmas Carol", një përshtatje e librit të Charles Dickens drejtuar nga Robert Zemeckis.