Shkrimtarja pa fytyrë
Është vërtet e nevojshme që një libër të ketë edhe një fytyrë? Një zë? Një prezencë që të marrë çmimet gjatë manifestimeve letrare? Elena Ferrante është një shkrimtare që i zhduket kësaj tendence, por atyre që duan të jenë pjesë e botës së saj nuk u arratiset. Por kjo "mungesë" është kthyer në një burim thashethemesh. Megjithatë, Elena është gjithnjë prezente nëpërmjet fjalëve të saj. Një prezencë e fortë dhe e përhershme.
Ajo është një shkrimtare e rafinuar dhe elegante para se të jetë një shkrimtare misterioze. Një rrëfimtare e cila, duke nisur që prej romanit të parë, ia ka dalë të gërmojë thellë në shpirtin njerëzor, duke nxjerrë një roman të madh, siç është "Dashuri bezdisëse" në vitin 1995. Elena Ferrante nuk dëshiron të jetë një personazh publik. Asnjëherë nuk ka shkuar të tërheqë çmimet e fituara. Nuk është asnjëherë pjesëmarrëse në mbrëmjet gala, nuk jep asnjë intervistë përveç disa shkëmbimeve epistolare mes saj dhe Mario Martone-s, me rastin e një filmi dhe një interviste dhënë për të përditshmen "L‘Unità" në shtator të vitit 2002. Janë të shumtë ata që mendojnë se pas emrit të kësaj gruaje misterioze fshihet Goffredo Fofi, kritik i letërsisë dhe kinematografisë. Por përtej disa të dhënave që e identifikojnë si napolitane për të vetmen arsye se ky qytet përmendet shpesh në romanet e saj, asgjë tjetër nuk dihet për Elena Ferranten. Arsyen e kësaj loje, asnjë nuk e di. Ndoshta ajo mendon që për lexuesit do të ishte më mirë që gjithsecili të nderonte vetë imazhin e saj, që nëpërmjet atyre që ajo shkruar, pa u ndikuar secili të ngrejë botën e vet, emocionet e veta. Nëse ajo do të ishte e bukur dhe seksuale, ndoshta do të besohej më pak në forcën tragjike të përshkrimeve të saj, të cilat të bëjnë ta imagjinosh si një grua luftëtare, një amazonë që e mban botën mbi shpatulla dhe e çon përpara pavarësisht dhimbjes. Po sikur ajo të mos ishte ajo, por një burrec i dobët dhe aspak simpatik, a do të zhgënjehej po kaq lexuesi? Ka nga ata që mendojnë se Elena jeton në Greqi dhe që më pas është transferuar në Torino, njësoj si edhe vetë protagonistja e romanit "Ditët e braktisjes". Por ajo që është e sigurt është se Elena, burrë a grua qoftë, e bukur apo e shëmtuar, nuk është një fantazmë, siç shumë mendojnë se është. Elena është një shkrimtare, një grua që shkruan në mënyrë mjaft intriguese dhe që ka vendosur të komunikojë e të shfaqet nëpërmjet fjalës. E shkruara është mishi. Gjaku janë fjalët të cilat ajo di t‘i zgjedhë mjaft të rafinuara dhe t‘i përcjellë me mjaft klas. Ky është stili i Elena Ferrantes në "Dashuri bezdisëse" dhe në "Ditët e braktisjes". Në të dy këto romane figura e gruas bën llogaritë me veten e me të shkuarën. Janë aty marrëdhënie urrejtjeje dhe dashurie, ndjenja kundrejt nënës në romanin e parë dhe kundrejt bashkëshortit në të dytin. Ky i fundit, duke e braktisur i jep asaj mundësinë të jetojë nga e para. Virginia Woolf, figurën e gruas e ka përcjellë mjaft thellë, në mënyrë turbulluese thuajse në të gjithë romanet e saj. Dikush duhet të vdesë, duket sikur na thonë këto dy autore. Diçka shumë e dhimbshme dhe thellësisht prekëse duhet të ndodhë në mënyrë që t‘i hedhim një sy seriozisht jetës. E shkuara dhe e tashmja mund të na turbullojnë në kohët e reja, që janë ato të kujtimeve, e që përshkruajnë atë që nuk është më dhe që e bën të ndodhë, ose thjesht e kthen vëmendjen aty.
Megjithatë Elena Ferrante dhe Virginia Woolf ndahen shumë për stilin dhe muzikalitetin e rrëfimeve të tyre, por të dyja kanë të njëjtën dëshirë: të jenë pjesë e shpirtit njerëzor. Do të ishte më e thjeshtë akoma nëse do të krahasohej letërsia e Ferrantes me atë të shkrimtares e filozofes Simone de Beauvoir. Kanë të njëjtin stil të qartë, të zhveshur nga tepricat e ndoshta për këtë arsye ato vijnë të forta dhe të thella. Duket sikur bërtasin, sepse më në fund çlirohen prej diçkaje. Të humbura, të përmbajtura dhe që më në fund papritmas gjejnë veten në dhimbje dhe në hapësirat boshe të cilat kanë nevojë të mbushen.
Por Elena Ferrante çon përpara edhe traditën e Morantes dhe Orteses. Ajo është provokuese dhe primitive në të ndjerin e qenies me të gjitha kontradiktat e vetmisë dhe në kërkimin e tjetrit. Nuk ka shtirje te kjo shkrimtare. Gjithçka është reale. Romanet e saj janë të vërtetë. Jeta merr përmasat e një romani dhe anasjelltas. E lodhshme, e dashur, e frikshme... Gati për të të falur kënaqësi. Tek Elena gruaja ndërton një identitet të ri. Është një grua e re. Sepse ashtu siç edhe e ka thënë e rithënë Simone de Beauvoir, "Grua nuk lind, bëhesh", dhe e tillë bëhesh vetëm kur gjen kurajën për të qenë e tillë. Dhe është pikërisht në atmosfera të rënda dhe mbytëse që Elena Ferrante ambienton historitë e saj, nga mbeturinat e së shkuarës së saj, në kërkim të fantazmave frymëkeqe. Një shpifësirë që liron një sensualitet të jashtëzakonshëm. Për këtë arsye romanet e saj mund të konsiderohen "thriller" të shpirtit, në kërkim të hijeve në kaosin dhe në frikën e armiqve, me kurajën për të përmbushur një udhëtim në thellësitë e të papriturës, ku shpëtimi i vetëm është gjetja e vetes. Në të vetmen intervistë të dhënë për gazetën "L‘Unità", pyetjes se përse kishte vendosur të bëhej një personazh publik, Elena Ferrante i përgjigjej në këtë mënyrë: "Për shkak të një dëshire diznevrotike. Dëshira dhe vështirësia për të shkruar më prek çdo pjesë të trupit. Kur libri im përfundon është sikur të më kenë dhunuar pa fijen e respektit dhe në ato çaste nuk dëshirohet tjetër veçse të rigjesh integritetin, të kthehesh edhe një herë të jesh personi që je, në të përditshmen tënde, në mendimet, në komunikim dhe në marrëdhëniet me të tjerët. Publike është vepra: aty ka gjithçka që kam për të thënë dhe për të dhënë. E kujt i intereson se kush e shkroi veprën? Thelbësore është puna e bërë". Kaq dhe të vjen ndërmend një shkrimtare tjetër e madhe, e cila pat thënë: "Jeta ime dhe puna. Zgjohem në mëngjes në pesë e gjysmë, si në verë ashtu edhe në dimër dhe nis të lexoj, të vëzhgoj dhe të shkruaj. Kështu bëj para deri në mbrëmje. Gjatë ditës ka edhe pauza të cilat ia kushtoj punëve të tjera: më pëlqen të trukohem pak dhe të vishem pastër, të pyes macen time Tommasina për humorin që ndien në ajër. Në shtator udhëtoj. Nuk pushoj. Udhëtoj. Shpesh kthehem të marr ajër në Mantova, atdheun e shpirtit tim. Më pëlqen ushqimi i thjeshtë, por edhe ai që përpunohet me shije. Mjafton"? Ja, ndoshta edhe Elena Ferrante i bën të gjitha këto. Mjafton?