Rrëfimi i Super-Fellpsit: Kam konsumuar vetëm 10 mijë kalori, e kam ekzagjeruar pak
Jo më 12 mijë kalori, por vetëm 10 mijë, që edhe pse numri i kalorive është ulur disi, mbetet sërish i lartë, ndoshta jo për një notar të talentuar siç është Fellps, por për një njeri të thjeshtë. Ju kujtohet muaji gusht, gjatë Lojërave Olimpike të Pekinit, historia e superdietës së Majkëll Fellpsit, djaloshi që kaloi rekordin e Mark Spitz, duke fituar tetë medalje ari dhe që "Sport Illustrated" e ka zgjedhur atletin e vitit? Në fshatin olimpik, e gjithashtu edhe nëpër botë, qarkullonte historia e notarit që bënte zhytje çnjerëzore për të përballuar lodhjen e stërmundimshme të pishinës. Gjatë ditës, bënte kilometra të tërë noti, para dhe pas, me një ritëm masakrues. Edhe një gazetar anglez kishte provuar që t‘i nënshtrohej kësaj stërvitjeje për një ditë pasi kishte ngrënë pastëshuta, kos frutash, hamburger, kokoshka, sallam dhe marmelatë, por iu desh të dorëzohej, sepse kishte të përziera që në orët e para të paradites.
Tashmë, dieta hiperkalorike e Fellpsit nuk është më sekret, madje e ka treguar ai vetë në autobiografinë e publikuar para pak ditësh në Amerikë. Libri titullohet "No limits" dhe copëza të shkëputura prej tij kanë filluar të shfaqen nëpër gazetat e së gjithë botës. Fellps ka përshkruar veçanërisht se si stërvitej para përgatitjes preolimpike. Ai citon se mëngjesi ishte shumë i rëndësishëm, sepse përbënte vaktin kryesor të ditës.
Para stërvitjes, ushqim të shpejtë
"Gjatë përgatitjes sime në Ann Arbor (pranë Detroit), ditët e mia fillonin para stërvitjes së mëngjesit - ka shkruar Fellps - me një "PowerBar" (biskotë e përzier me çokollatë për të shtuar energjinë), një sanduiç i madh në formë të rrumbullakët, një tas me konflekse ose një "PopTart" (një biskotë e mbushur brenda me reçel qershie, luleshtrydheje ose çokollatë). Pra diçka e shpejtë, pak karbohidrate para se t‘i futej punës.
Mëngjes pas stërvitjes
Pas notit sfilitës të orëve të para të ditës, është radha e një mëngjesi të shijshëm. Fellps ka thënë se ishte e zakonshme të shkonte në një nga baret e "Benny‘S Family Dining" dhe të zinte një vend larg nga zona e duhanpirësve. Mëngjesi fillonte me një buding me oriz, tri vezë, "hash browns" (tip kotoletash rrumbullake të mbuluara me fije të holla patatesh të skuqura më pas me vezë), salçice, tost dhe disa copa proshutë. Ndonjëherë preferoja omletë meksikane. Herë të tjera, Fellps hante mëngjes në ndonjë restorant grek: vezë të rrahura, brinjë ose shishqebap, djathë me feta, një pjatë me sallatë domate e qepë me salçiçe dhe proshutë. Më pas, krepa me banane dhe çokollatë. Fellps ka treguar se ndonjëherë krepat me çokollatë dhe banane i shoqëronte me patate të skuqura dhe djathë. "Duket e neveritshme, ka thënë ai, po është shumë e shijshme".
Dreka
Fellps është shprehur se ka një pasion të madh për sanduiçët, të cilët i blen në një tjetër dyqan (Maize‘N Blue Deli). Ai mund të konsumojë dy ose tre në vakt. Brenda janë të mbushur me majonezë, mustardë, keçap, domate, perime të ziera. Një tjetër sanduiç i preferuar është "Forever Turkey" (është njësoj si i pari, por me bukë gruri). Sanduiçi "Maize‘N Blue Special" është shumë i gjatë dhe ka brenda mish të skuqur, proshutë të tymosur, djathëra "Cheddar" dhe "Jarlsberg", mustardë, qepë dhe speca. "Nëse nuk dëshiroja të ulesha, shkoja te ‘Bruegger‘s‘ për të marrë simite me djathë, salçice dhe tri vezë. Gjithçka e merrja me vete në shtëpi, në pritje të stërvitjes tjetër".
Sallame dhe proshuta (pas stërvitjes së dytë)
"Konsumoja diçka të vogël: një sanduiç, picë ose një tas me konflekse".
Darka
Në mbrëmje, në një tjetër "Fast-food" të madh, merrja pulë të pjekur, biftek ose çfarëdolloj mishi të ishte. Më pas, fruta dhe zarzavate. Ndonjëherë e alternoja dhe shkoja në një restorant meksikan për të shijuar "enchiladas" (një lloj lazanje me mish kau).
Përfundimi
"Kam ngrënë gjithçka që kam dashur, por jo 12 mijë kalori në ditë. Nëse do ta kisha bërë, do ta kisha pranuar titullin zbavitës të "New York Post" gjatë Lojërave Olimpike: ‘Boy George‘