E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jimi Hendrix misteri dhe legjenda

Mengjesin e 18 shtatorit te 1970-es u gjend pa jete ne dhomen e nje hoteli ne Londer trupi i Jimi Hendrix nje nga kitaristet me te medhenj te historise boterore te muzikes por edhe sot 40 vjet me pas miti i tij vazhdon ti rezistoje kohes.

Versioni zyrtar i vdekjes nga pasojat e pijes se shumte te konsumuar pak para ndarjes nga jeta nuk u besua nga shume njerez.

Ashtu sikurse edhe vdekjet e shume yjeve te shuar ne moshe te re edhe ajo e Hendrix 27 vjecar u rrethua nga nje mjegull misteri.

Hipotezat e ngritura flasin nga komplotet shteterore deri tek asgjesimi nga vete agjenti i tij. Mediat e huaja bejne te ditur se ne 2008-en parlamentarja e Shteteve te Bashkuara Cinthya McKinny ka folur per nje komplot te qeverise qe sipaj saj asokohe donte te eleminonte lideret me ngjyre.

Zera te tjere thone se agjenti i tij ka pranuar para se te vdiste se e kishte vrare per ti marre parate e sigurimeve.

Por perpos hipotezave mbi vdekjen e kitaristit dhe kengetarit Hendrix ajo qe eshte e sigurte mbetet gjenialiteti i artistit mengjarash me duar te medha qe arrinte te kapte akorde te pamundura per te tjeret dhe influenca e tij me risite qe solli ne zhvillimin e kitares elektrike.

James Marshall Hendrix ose sic njihet gjeresisht Jimi Hendrix lindi me 27 nentor te 1942-shit ne Siatell.

Ai konsiderohet si paraprires i shume strukturave dhe tingujve qe me vone u bene evolucione te rock-ut si per shembyll heavy metal.

Gjinite e levruara prej tij shkojne mes te tjerash nga blues-rock rock psychedelic apo hard rock.

Nder performancat e tij me te famshme renditen ato te 1967-es ne Festivalin Nderkombetar te Pop-it ne Monterej ku Hendrix i ra kitares me dhembe pastaj pas shpine dhe ne fund i vuri flaken.

Tjetra ne Festivalin e Vudstokut 1969 ku luajti ne menyre provokuese himnin amerikan te shtremberuar nga ana muzikore.

Ne 2003-shin ne klasifikimin e revistes Rolling Stone Hendrix rezultoi si kitaristi me i mire i te gjitha koherave. Fakt eshte qe 40 vjet pas vdekjes se tij njihet dhe adhurohet edhe nga brezat me te rinj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›