E Diel, 1 Nëntor 2026

Jintao: Kina do të vazhdojë me rritjen ekonomike

Presidenti i Kinës, Hu Jintao, ka premtuar se vendi i tij do të vijojë me rritjen ekonomike të vazhdueshme, megjithë shqetësimet se ngadalësimi ekonomik kinez mund ta dëmtojë ripërtëritjen ekonomike globale.
 

Këto komente ai i bëri sot në Vlladivostok të Rusisë, ku po merr pjesë në samitin e liderëve të vendeve të Azisë dhe Paqësorit.
 

Hu Jintao ka pranuar se ekonomia e Kinës po ballafaqohet me “presion të theksuar për rënie”, veçanërisht në eksport dhe në aktivitetin e përgjithshëm biznesor.
 

Por, ai ka shprehur përkushtimin që Pekini do ta mbajë stabilitetin në njërën nga ekonomitë më të mëdha në botë, duke inkurajuar kërkesa vendëse dhe me “politikën proaktive fiskale”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›