Kroaci, kapen emigrantët sipër vagonave të trenit

Policia kroate ka arrestuar pesë emigrantë të huaj gjatë tentimit të tyre për të hyrë në Kroaci përmes trenit të linjës Beograd-Zagreb.
Pesë emigrantët, dy palestinez, dy sirian dhe një somalez ishin fshehur sipër një vagoni treni, pas ndalimit të trenit në lagjen Lozha të qytetit kufitar Babino Gredi.
Policia kroate menjëherë ka nisur procedurat e riatdhesimit të tyre në Serbi, për shkak se ata u futën në territorin kroat përmes këtij vendi fqinj.