Siri, Alepo po përballet me mungesën e ujit

Aktivistët në Siri kanë deklaruar se nga luftimet në qytetin Alepo është dëmtuar sistemi i ujësjellësit, në disa pjesë të qytetit.
Sipas tyre ujësjellësi është dëmtuar gjatë përleshjeve ndërmjet trupave qeveritare dhe kryengritësve sot në lagjen Midan.
Kryengritësit synonin marrjen e kontrollit ndaj bazës ushtarake Hanano, që është depo e armatimit në qytet.
Forcat qeveritare duke përdorur artileri dhe sulme ajrore kanë deklaruar se kanë pasur sukses në dëbimin e kryengritësve, gjatë betejës 20 orëshe e cila filloi që ditën e djeshme. Kryengritësit pretendojnë se kanë marrë kontrollin ndaj disa kazermave në këtë bazë.