Hong Kong, tërhiqen tekstet patriotike

Qeveria e Hong Kongut është tërhequr nga planet për të futur në shkolla tekste mbi patriotizmin kinez, pas javësh të tëra protestash.
Kryetari i qytetit, Leung Chun Ying deklaroi se mësimet në fjalë do të jenë me dëshirë për shkollat. “Shkollave do t`u jepet autoriteti për të vendosur se kur dhe si do të duan të prezantojnë arsimin kombëtar dhe moral”, deklaroi ai.
Kritikët thanë se planet për të futur në mësime patriotizmin kinez synojnë t`u bëjnë lavazh truri fëmijëve të qytetit nga qeveria kineze në Pekin.
Qeveria kishte deklaruar se subjekti ishte i rëndësishëm për të pasur një ide të identitetit kombëtar. Por ndjenjat anti-Pekin janë rritur ndjeshëm në qytetin gjysmëautonom me 7 milionë banorë.
Vendimi për t’u tërhequr vjen në prag të zgjedhjeve të së dielës, kur votuesit do të zgjedhin anëtarët e asamblesë legjislative që është zgjeruar nga 60 në 70 vende.