E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin: Shtimi i tregtisë e ndihmon ekonominë

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, tha sot se rritja e tregtisë është çelës për përmirësimin e ripërtitjes së ekonomisë globale.

Duke folur në samitin e liderëve të vendeve të Azisë dhe Paqësorit, në Vlladivostok të Rusisë, ai theksoi se “detyra më e rëndësishme është bashkimi i përpjekjeve për kundërveprim ndaj proteksionizmit”.

Putini është kryesues i Bashkëpunimit Ekonomik Azi – Paqësor (APEC), në të cilin po marrin pjesë liderë nga i gjithë rajoni i Paqësorit.

Bashkëpunimi Ekonomik Azi – Paqësor (APEC) ka 21 anëtarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›