E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te moshuarit e rinj - perfytyrimi per te moshuarit ne Gjermani

Plak dhe qe hiqet zvarre eshte nje formulim i zakonshem ne gjermanisht - por ky formulim perputhet gjithnje e me rralle me realitetin. Te pakten kur behet fjale per shumicen e 60 deri 80 vjecareve. Dieter Hackler drejtor ne Ministrine Federale per Familjen te Moshuarit Grate dhe Rinine sqaron

Ne vazhdojme te kemi ende nje perfytyrim per te moshuarit qe nuk i pergjigjet faktit qe te moshuarit jane kryesisht mire me shendet dhe te arsimuar mire. Perfytyrimi yne per te moshuarit vazhdon te karakterizohet nga semundjet nevoja per perkujdesje. Dhe prandaj ne hedhim dem shume shanse qe te moshuarit ofrojne per shoqerine tone.

Ambjenti ku rritesh ndikon jetegjatesine

Dieter Hackleri eshte per nje perfytyrim te diferencuar te te moshuarve qe ti pergjigjet realitetit ku jetojne te moshuarit. Kjo vecanerisht edhe sepse rendimenti i secilit eshte i ndryshem. Ai varet edhe nga ambjenti social thekson profesori Gerhard Wegner. Ai eshte drejtor i Institutit te Shkencave sociale te Kishes Evangjelike ne Gjermani

Fakti nese dikush ka jetuar qe femi ne kushte vecanerisht te pershtatshme jetesore apo nese ai vjen nga varferia luan rol. Nga kjo varet shume se ne cgjendje fizike eshte dikush ne pleqeri. Prandaj ne qender te vemendjes duhet cuar e gjithe jeta deri ne jetegjatesine e cila varion ne perputhje me kete. Njerez qe rriten ne rrethana te mira jetesore kane nje jetegjatesi deri dhjete vjet me te larte se njerez qe rriten ne varferi.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shume te moshuar duan te ndjehen ende te vlefshem. Disa prej tyre angazhohen duke ndihmuar nxenesit

Angazhim social dhe kontakte

Ketu behet e qarte se sa relative eshte plakja. Prandaj duhet menduar ne parim per kufijte moshore. Dhe pse nuk duhet te kene mundesi te gjithe te punojne aq gjate sa duan pyet profesori Wegner. Sepse te moshuarit e rinj merren jo vetem me pushimet e ardhshme por duan te marrin pjese ne jeten sociale. Shume duan te angazhohen per pune honorifike duan qe ti degjojne dhe te kene nevoje per ta - thjesht te jene te pranishem dhe te mos humbasin kontaktin me shoqerine. Si mund te nxitet kjo per kete e vret mendjen edhe Dieter Hackler nga Ministria Federale e Familjes

Nje variant eshte per shembull nje pjesemarrje me e larte e te moshuarve ne internet. Nga ana tjeter behet fjale edhe per nje pjesemarrje ne jeten shoqerore. Dhe ketu institucionet jane shume te rendesishme. Ketu bejne pjese kishat partite sindikatat.

Te moshuarit nuk bartin vetem dije profesionale nga profesioni qe kane kryer por edhe pervoje te pasur jetesore. Kete mund ta quash edhe mencuri jetesore.

Autor Petra Niklis/ Auron Dodi

Redaktoi Elert Ajazaj

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›