E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jo arme Libise Imami raporton ne Parlament

Ne raportimin e tij ne komisionin e sigurise, Ministri i mbrojtjes Arben Imami tha se Shqiperia nuk ka kryer asnje mareveshje per shtijen e armeve vendeve te cilat kane embargo.Duke iu pergjigjur pyetjeve te deputetit Ilir Gjoni mbi vertetesine e  eksporteve me Libine Imami tha se Shqiperia ka kryer tregti armesh vetem ne rastet e parashikuara ne ligj duke mos bere asnje tregti me vendet te cilat jane te perfshira ne listat e zeza te nderkombetareve ku vetem para pak ditesh u perfshi dhe Libia.

"Ka vetëm një princip, principi është vendosja e embargos. Ku ka embargo nuk ka tregti të ligjshme, ku s'ka embargo tregtia është e ligjshme. Ne kemi mbështetur Gedafin kundër imperializmit amerikan në '80, po nuk kemi qenë me Gedafin në 2011, dhe nuk mund të jemi. Është zbatuar një kriter moral për të mos cuar armatim atje ku ka konflikte të ndezura midis shteteve, pra, ku ka luftra", bëri të ditur Imami.

Te njejtin sqarim Imami dha dhe per republiken e Jemenit mbi te cilen Ministria e mbrojtjes kishte nje kontrate te vitit  2010 per dergimin e rreth 20 mije cope predha mortajash dhe 4 milione fishekesh. Imami tha se edhe ne kete rast procedura ka qene e ligjshme por eksporti i armeve nuk u krye pasi u pezullua nga vete institucionet e Republikes se  Jemenit.

"Është një kontratë e cila nuk është arritur të zbatohet gjatë vitit 2009-2010, atëherë në 2010 nga pala blerëse është kërkuar rinovimi i kontratës, nuk ka pasur asnjë arsye  për të mos u rinovuar kontrata. Jemeni është një vend i cili nuk është në embargo", tha ai.

Gjate seances degjimore te thirrur nga deputeti socialist Ilir Gjoni,ministri i mbrojtjes Imami dha detaje dhe mbi shtete te tjera si Irani dhe Serbia,shtete me te cilat Shqiperia nuk ka kryer asnje tregti armesh per shkak te paligjshmerise se tyre.Kreu i ministrise mbrojtjes iu pergjigj dhe akuz ave per afera me biznesmenin serbo boshnjak Damir Fazllic duke thene se dikasteri qe ai drejton nuk ka asnje kontrate per tregtine e armeve me te.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›