E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat per listat PS akuzon ministrine e Brendshme

Denoncimi i asaj qe socialistet e konsiderojne si manipulim me listat e zgjedhesve ka mberritur ne forme proteste perpara zyres se ministrit te Brendshem Lulzim Basha. Deputetet dhe kreret e minibashkive ne kryeqytet kane protestuar perpara dikasterit te brendshem ku eshte denoncuar vonesat me publikimin e listave dhe shtimi i emrave te zgjedhesve ne Tirane. Por ata thane se opozita nuk do te lejoje manipulime.

"Asnjë lëvizje e popullsise të mos ketë efekt në listat përfundimtare të zgjedhësve, ne do të jemi cdo ditë këtu për të protestuar gjithashtu deri sa të na jepet përgjigje se përse ende në listat e zgjedhësve ka me mijëra persona të dubluar. Nuk mund të lejojmë që ajo që ndodhi në 2009 të përsëritet në Tirane dhe kudo në Shqipëri. Jo Lulëzim Basha, nuk mund të importosh votues në emër të projektit të qytetit. Ky është një mashtrim dhe një vjedhje e pastër e votës shqiptare", tha Lindita Nikolla, kryetare e njësisë nr.1 në Tiranë.

"Sali Berisha është autor i të gjithë manipulimeve është ky person që pengoi të ketë transparencë në materialet zgjedhore të zgjedhjeve të 2009, dhe po ky njeri sot nuk është transparent dhe kërkoni të manipulojë listat e zgjedhesve në Tiranë e më gjerë", u shpreh Besnik Bare, deputet i PS.

Në shumë minibashki deklaruan ata po bëhen regjistrime të personave që vijnë nga qytete të tjera me qëllimin për të vjedhur zgjedhjet dhe s`ka asnjë pengesë nga sistemi i gjendjes civile që të mos i lejuar ata” theksuan socialistet. Ata kërkuan tu vihet  ne dispozion listat e zgjedhesve dhe te mos kete me ndryshime emrash ne to.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›