E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita ne KZAZ Balla Zgjedhje pa Arben Ristanin

Opozita con ne komisionin qendror te zgjedhjeve emrat e komisionereve per KZAZ-te. PS dhe PBDNJ kane paraqitur propozimet per vendet qe iu takon ne komisionet e nivelit te dyte, duke perfshire edhe ato vende qe KQZ i ka zevendesuar me njerëz apolitik tashme. Por plotësimi i ketij detyrimi nga opozita qe tejkaloi afatet per shkak te kushteve qe ajo kishte vene ku përfshihej edhe riformatimi i Komisionit qendror te zgjedhjeve, per deputetin Taulant Balla nuk eshte tërheqje. Largimi i Arben Ristanit nga drejtimi i KQZ mbetet kusht i panegociueshem per PS thote per AS deputeti Balla.

"Me këtë KQZ, me këtë formatim të saj, me një kryetar KQZ-je që dikur arrrestohej për hajdut nga Sali Berisha ndërsa sot bën hajdutin për Sali Berishën, është e pamundur që të kesh një institucion korrekt për administrimin e procesit zjedhor. Është një kusht mbi të cilin nuk mund të negociohet", tha Balla.

Deputeti i Partise Socialiste thote se per realizimin e kushteve te vendosura per zgjedhjet e majit, PS eshte ne komunikim te vazhdueshem me faktorin nderkombetar, pavarësisht qëndrimit se sjellja e ambasadoreve ne Tirane ka tejkaluar kuadrin diplomatik. Balla konfirmon se shume shpejt strukturat e PS do te shpallin kandidatet e saj ku rikandidimi i rames per bashkine e tiranes eshte vetem ceshtje kohe.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›