E Shtunë, 31 Tetor 2026

Misioni i fundit Lajcak ne Tirane per zgjedhjet

I derguari i Katerin Ashton, Mirosllav Lajcak viziton kete te marte Tiranen ne perpjekjen e tij te trete per te vendosur dialogun e munguar mes politikaneve shqiptare, pikerisht ne nje moment shume te rendesishem, sic jane zgjedhjet lokale. Zedhenesja e Ashton Maja Kacijancic thote se Brukseli po e ndihmon Shqiperi qe ajo te plotesoje standardet e vendit kandidat te BE-se dhe te dale nga spiralja e krizes.

"Se pari, une dua te konfirmoj se Drejtori per Politike te Jashtme per Ballkanin dhe vendet fqinje ne Komisionin Evropian, Mirosllav Lajcak vjen neser ne Tirane, ku do te kete takime me Presidentin, Kryeministrin dhe shefat e opozites. Ne perfundim te vizites, pasdite,  ai do te beje edhe nje takim me shtypin. Mesazhi qe ai do te coje kesaj radhe nuk eshte i ndryshem nga ai i vizitave te tij te meparshme. Ai do te ndihmoje per te vendosur nje dialog te menjehershem per problemet aktuale te vendit dhe posacerisht per zgjedhjet. Sigurisht qe ai do te shohe ne vend edhe ecurine e procesit zgjedhor. Ai do te ritheksoje se pergjegjesia per keto zgjedhje eshte drejtperdrejt e politikaneve shqiptare. Megjithate, perseri edhe ne kete vizite te trete te tij ai do te perpiqet te ndihmoje dhe te lehtesoje zgjidhjen e problemeve qe ekzistojne ne vend", tha Maja Kaçijancic, Zedhenese e Katerin Ashton.

Lajcak do të fokusohet në negociatat për kërkesat për zgjedhjet lokale të 8 majit.  Në vizitat e tij më herët, Lajcak është takuar me kryeminstrin Sali Berisha,  kreun socialist Edi Rama dhe kreun e shtetit Bamir Topi.

Gjovalin Kola

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›