E Shtunë, 31 Tetor 2026

Padi Bashes PS akuzat per ministrin ne prokurori

Partia Socialiste ka dorëzuar në Prokurorine e pergjithshme një dosje të plotë mbi ngjarjet e 21 janarit ku akuzon si të përfshirë në te  ministrin e Brendshëm Lulzim Basha, Drejtorin e Policisë se Tiranës, Sajmir Muça dhe Drejtorin e Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj. Dosjen e dorezoi deputeti  Taulant Balla i cili  tha se  kjo padi penale është firmosur nga 25 deputetë të PS-së.

"Në emër të grupit parlamentar të PSSH depozitova kallëzimin penal në ngarkim të shtetasit Lulëzim  Xhelal Basha me detyrën ministër i Brendshëm, si urdhëruesi kryesor i masakrës së 21 janarit. Gjithashtu, pjesë e këtij kallëzimi penal janë dhe dy drejtuesit e policisë së shtetit të përfshirë në këtë ngjarje, Hysni Burgaj drejtor i përgjithshëm i policisë së shtetit, dhe shtetasi Saimir Mucaj, me detyrë drejtor i policisë së Tiranës. Në dosje bashkangjitur ka dokumentacion të plotë që vërteton fajësinë e tyre", tha Taulant Balla, deputet i PS.

Padia krahas hetimit te ngjarjeve i referohet dhe vrasjes se 4 personave gjate demonstrates. Lidhur me kete prokuroria kerkoi dhe asistencen e shteteve te bashkuara per nje hetim te plote por edhe te pandikuar politikisht.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›