Jo diferencim, por barazi
"Shanse te barabarta dhe fund varferise", - ka qene premtimi i djeshem i Edi Rames, drejtuar banoreve te Fierit e te Roskovecit. Kryesocialisti nenvizoi se shoqeria shqiptare vuan perdite e me shume nga problemet sociale, te cilat duhet te marrin fund, e kjo sipas tij mund te realizohet permes politikes se re te perfaqesuar nga PS-ja. Sipas Rames, duhet te marre fund thellimi i diferences mes nje shtrese qe pasurohet perdite e me shume dhe shtreses tjeter qe ne te kunder varferohet. Kjo sipas tij, duhet te behet: "Per t'i trajtuar njesoj te gjithe femijet e ketij vendi, qofte ata qe lindin ne familje te pasura, por edhe ata qe lindin ne familje te varfra, qofte ata qe lindin ne Tirane, qofte ata qe lindin neper fshatin me te larget, si femije te ketij atdheu me te drejta te barabarta, ndaj te cileve detyrimet tona jane te barabarta. Duke pasur nje politike te re, duke mos i ndare njerezit sipas perkatesive partiake, krahinore, sipas moshave, por qe ka detyrimin qe ndaj femijeve te kete vemendjen dhe njekohesisht kujdesin, duke denoncuar ne cdo hap dhe ne cdo veprim vetedijen se ne nuk jemi per nje shoqeri parazitiste, por jemi per nje shoqeri mundesish te barabarta", - theksoi kreu i PS-se. Edi Rama saktesoi se socialistet do te mundesojne qe cdokush te arrije te shperblehet me punen qe kryen. Lideri i socialisteve nenvizoi se reformimi duhet te perfshije cdo strukture shteterore. I. S