Ndihme minatoreve
Deputete te PS-se kerkuan nje perfitim prej 6 mije lekesh te reja ne muaj per minatoret. Per kete qellim ata propozuan shtesen: "Masa e perfitimit nuk mund te jete me pak se pensioni baze i pleqerise ne qytet i skemes se detyrueshme te sigurimeve shoqerore" ne ligjin "Per nje trajtim te vecante te punonjesve qe kane punuar ne miniera ne nentoke". Lidhur me propozimin ne fjale, nenkryetari i grupit parlamentar te PS-se, Erion Brace, sqaroi: "Kemi menduar te bejme kete shtese ne ligj, e cila percakton nje dysheme per shumen mujore te perfitimit. Ne mendojme qe kjo mase perfitimi nuk mund te jete me e vogel se pensioni baze i pleqerise ne qytet. Nga ky ligj ,per nje trajtim te vecante perfitojne aktualisht jo me shume se 4000 persona". Sipas socialisteve, dyshemeja, fatura financiare, shkon ne 100 milione leke ne vit, qe sipas tyre eshte lehtesisht e perballueshme. Madje, vete Brace nenvizoi se kjo mund te perballohet nga fondet qe kursehen nga ulja e perqindjes se kontributeve te sigurimeve shoqerore. Me tej, deputeti i PS-se, Besnik Dervishi, nenvizoi se ky eshte nje permiresim i pjesshem, qe duhet te pasohet me nje reforme rrenjesore, pjese e se ciles do te jene edhe socialistet. Me tej, Alfred Dalipi, theksoi se edhe mazhoranca duhet ta mbeshtese kete nisme, pasi eshte pjese e programit te saj, si perpjekje per te luftuar varferine.