Jo kufij kohor për Institutin e Krimeve komuniste
18/02/2010 Komisioni i Ligjeve nis diskutimin e ligjit që synon ngritjen e këtij organizmi
Do të përdoren të dhënat personale duke garantuar privatësinë
Krimet dhe pasojat e komunizmit do të studiohen përtej kufijve kohorë që vendos periudha e komunizmit nga 29 nëntori i vitit 1944 deri më 8 dhjetor 1990. Vendimi u mor gjatë diskutimit nga komisioni i Ligjeve të projektit “Për krijimin e Institutit për Studimin e Krimeve dhe të Pasojave të Komunizmit në Shqipëri”. “Krimet i kanë pasojat edhe më vonë se data 8 dhjetor, prandaj propozoj që data të mos jetë kufizuese për Institutin. Mendoj të përcaktojmë kufijtë e periudhës së komunizmit, por jo të shtrirjes së veprimtarisë së Institutit”, propozoi kryetari i komisionit, Ilir Rusmali. Pro këtij formulimi u deklarua më herët edhe deputeti i LSI-së, Nasip Naçi, i cili ishte kundër propozimit të disa kolegëve për shtrirjen e periudhës së komunizmit deri më 22 mars të 1992-it. “Unë jam dakord me projektin dhe datën që ai përcakton për sa i takon periudhës së komunizmit. Data 22 mars 1992 ka brenda edhe Qeverinë e Stabilitetit. Po filluam të merremi me këto data, do trazohemi me qeveri të tjera dhe s’do ia gjejmë dot fundit”, tha Naçi. Komisioni miratoi detyrat e këtij Instituti, të cilat konsistojnë në studimin e periudhës së regjimit komunist, të veprimtarisë kriminale të Partisë Komuniste dhe më pas të Punës, analizon rrugët e vendosjes së regjimit komunist, grumbullon të dhëna apo dëshmi, evidenton persona përgjegjës për propagandën komuniste etj. Për të realizuar detyrat e tij, Instituti do të mbledhë të gjitha llojet e informacioneve dhe do të përdorë të dhënat personale duke garantuar privatësinë, në përputhje me ligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale. Instituti do të ketë në këtë mënyrë arkivin e tij.
Bashkërendimi
Instituti do të marrë informacione për të realizuar qëllimin për të cilin do të ngrihet nga të gjitha strukturat dhe organet shtetërore, njësitë e qeverisjes vendore, organizatat tërësisht ose pjesërisht buxhetore, organizatat që financohen nga qeverisja vendore, arkivat dhe të gjitha njësitë apo strukturat e tjera që disponojnë dokumente e materiale arkivore që i përkasin periudhës së komunizmit. Këto institucione do të vendosin informacionin e tyre në dispozicion të Institutit pa pagesë dhe pa vonesë të justifikuar.
Përshtatja
Komisioni i Ligjeve ka fshirë një paragraf të tërë në ligj, duke respektuar vendimin më të fundit të Gjykatës Kushtetuese për ligjin e lustracionit. Pika dy e nenit 7 përcaktonte kriteret e përzgjedhjes së anëtarëve të bordit sipas kritereve dhe kushteve të ligjit “Për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve”. Me shfuqizimin e këtij ligji, me propozim të relatores Arenca Trashani, komisioni vendosi që anëtarët e bordit të zgjidhen sipas kritereve të tjera.