E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet e lira, detyrim jo vetëm i KQZ-së

18/02/2010 Publikohet drafti i raportit vjetor

“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk janë vetëm sfida e një institucioni, e një subjekti politik, por sfida e të gjithë kombit shqiptar për të marrë vendin e merituar në familjen e madhe evropiane”. Ky është përfundimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas menaxhimit të një procesi zgjedhor të vështirë, për të cilin u insistua arritja e standardeve ndërkombëtare. Duke mënjanuar përgjegjësinë totale nga vetja për vërejtjet që ndërkombëtarët shënuan në raportet e tyre pas procesit, KQZ-ja shigjeton edhe partitë politike si mosbesuese të mëdha ndaj votës dhe procesit të votimit. “Zhvillimet gjatë procesit, si dhe vlerësimet përfundimtare të OSBE/ODHIR dëshmuan sërish se procesi i krijimit të besimit të plotë të partive politike te vota dhe procesi i votimit ende nuk ka përfunduar”, thuhet në raportin vjetor të institucionit kryesor që merret me proceset zgjedhore në vendin tonë. Pavarësisht konkluzioneve të OSBE/ODIHR-it, KQZ-ja shprehet e hapur për të mirëpritur kritikat për përmirësimin e raporteve të ardhshme. “Pavarësisht vlerësimit me nota pozitive të punës sonë në raportin përfundimtar të OSBE/ODHIR-it, ‘pavarësisht kufizimeve të mëdha kohore, KQZ-ja i përgatiti dhe i administroi zgjedhjet me profesionalizëm, si dhe mori një sërë hapash për rritjen e transparencës së procesit, duke ndier veten pjesë të përgjegjësive aktuale dhe të së ardhmes’, mirëpresim çdo mendim kritik dhe mesazh politik tuajin, të cilët do të kenë vlerësimin dhe vëmendjen tonë maksimale duke respektuar njëherazi pavarësinë dhe paanshmërinë tonë institucionale”, thuhet në raport. Raporti prej 35 faqesh rendit përpjekjet e KQZ-së për mbarëvajtjen e procesit, vështirësitë e hasura dhe në ndonjë rast ka bërë edhe rekomandime konkrete. Ai do të shqyrtohet nga KQZ-ja në mbledhjen e sotme të tij.

Lista

Lista përfundimtare duhet të jetë miratuar jo më vonë se 35 ditë para datës së zgjedhjeve dhe jo më vonë se 30 ditë nga data e zgjedhjeve të jenë dërguar të dhënat përkatëse në KQZ.

Zonat

Mendojmë që në të ardhmen, në ndarjen e zonave të administrimit zgjedhor duhet të bëhen ndryshime, në funksion të lehtësimit të procesit të numërimit të përqendruar të votave.

Kamerat

Kamerat synonin: shfaqjen e fletës së votimit për vëzhguesit; regjistrimin e materialit të filmuar; transmetimin e të dhënave në selinë e KQZ-së; mbajtja në nën kontroll e 66 VNV-ve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›