Jo lojës së dyfishtë

Erioni bisedon në konfidencë me Hakiun dhe i tregon se nuk po i pëlqen më loja e zhvilluar nga banorët, me gjithë intrigat e saja. Ai thotë se gjatë gjithë ditës ka qënë i mërzitur për këtë arsye. Nuk më pëlqen nominimi me inat- shprehet ai. Hakiu e mbështet në mendime Erionin dhe thotë se me inat sduhen bërë, përshembull mund të kapen tek ndonjë e metë e karakterit. Sipas tij, kjo lojë nuk është e drejtë dhe se shumë mund të pendohen më vonë. Ai shprehet se duke luajtur pisët, të tjerët mund të humbasin besimin që kanë krijuar tek ai. Erioni tregon se po bisedon me Hakiun pikërisht se ka krijuar besim tek ai dhe se është i vetmi që mund ti japë këshilla të vlefshme. Hakiu shprehet se nuk i pëlqen strategjia e Jetmirit sepse loja e tij nuk është e ndershme, ku sipas tij, ai të fut në lojë e vet del nga loja. Ai del pikërisht aty ku donte të dilte edhe Erioni, i cili nga ana e vet është i mërzitur me Jetmirin pasi ky i ka kërkuar që të luajë me Pamelën për ta ndarë nga Seldi, gjë që Erioni e kishte refuzuar. Ki kujdes se ai është manipulator- e këshillon Kika Erionin duke shtuar se vetë e ka bërë në plan që të bisedojë shtruar me Jetmirin për disa gjëra.