E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq dhe reshjet bllokojnë disa zona në veri të vendit

Dibër, 1 shkurt, NOA - Moti i keq i cili ka
shoqëruar gjithë fundjavën dhe madje ditën e parë të javës së re, ka nisur të
shfaqë problemet e para serioze në shumë sona të vendit. Kështu, sipas të
dhënave që raportohen nga veriu i vendit tregojnë se reshjet e shumta kanë
shkaktuar bllokimin e disa komunave në Dibër si dhe mungesën e energjisë
elektrike atje që prej mesnatës. Pa energji mësohet se kanë mbetur komunat e Lurës,
Selishtës, Kalasë së Dodës, Maqellarë dhe Shupenzë, atje ku trashësia e dëborës
ka arritur në një metër.

Drejtoria e Emergjencave Civile nga ana e saj, si edhe ajo e Rrugëve, ka marrë
masa për zhbllokimin e rrugëve si dhe garantimin e kalimit në aksin nacional që
e lidh këtë qark me Tiranën.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›