E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qafë-Kërrabe, mjegulla e dendur vështirëson qarkullimin e mjeteve

Tiranë, 31 janar NOA Moti i keq që ka mbërthyer
vendin gjatë 24 orëve të fundit ka krijuar vështirësi në qarkullimin e
automjeteve në Qafë- Kërrabe.

Emergjencat civile kanë saktësuar se mëngjesin
e sotëm por edhe gjatë ditës në këtë aks rrugor ka qenë problem mjegulla e
dendur e cila ka penguar qarkullimin e lirshëm të automjeteve.

Drejtuesit e mjeteve kanë lëvizur me kujdes për
të evituar aksidentet, ndërsa policia bëri apel për kujdesie të veçantë në këtë
aks ndërsa përforcoi shërbimet e saj.

Policia deklaroi se në kilometrin e 29 ka një
rrëshqitje gurësh duke vështirësuar qarkullimin.

k.k/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›