“Jo më ish-sigurimsa në institucionet shtetërore”
22/12/2008 Shoqata “Musine Kokalari” dhe PLL kërkojnë miratimin e ligjit për hapjen e dosjeve
Shoqata Kombëtare e të persekutuarve politike “Musine Kokalari” dhe PLL-ja kërkuan dje miratimin e ligjit për hapjen e dosjeve. Të dy subjektet e konsiderojnë procesin e hapjes së dosjeve si një reflektim të kërkesës mbarëshoqërore dhe në respektim të rezolutës së Këshillit të Europës për dënimin e krimeve të komunizimit.
Ish-të përndjekurit
“Është e patolerueshme që në pushtetin gjyqësor të të gjithë niveleve dhe në funksione të larta të pushtetit demokratik shqiptar, të qëndrojnë akoma xhelatët e komunizimit ,që kanë torturuar dhe dënuar me mijëra viktima të pafajshëm, si pishtaren e demokracisë, politikanen e parë që hodhi idetë e pluralizimit politik, Musine Kokalari, dhe kanë dënuar me vdekje, poetët e rinj shqiptarë si Havzi Nela, Trifon Xhaxhika, Vilson Blloshmi, Genc Leka, Xhelal Koprencka e shumë të tjerë”, thuhet në deklaratën e Shoqatës Kombëtare të të persekutuarve politikë “Musine Kokalari”. Sipas saj, në asnjë vend të ish bllokut komunist nuk kanë vdekur në burg në kushte mizorie, në një periudhë shumë të shkurtër, tri ministra të arsimit: Mirash Ivanaj, Gjergj Kokoshi dhe Xhevat Korça, apostoj të arsimit shqiptar. Në deklaratë thuhet se të bësh avokaturën e xhelatëve të diktaturës komuniste në Shqipëri, nën “mbrojtjen hipokrite të të drejtave të njeriut”, do të thotë të vazhdosh të mbrosh krimet mizore të komunizmit, që deri më sot nuk janë denoncuar asnjëherë nga e majta shqiptare. Shoqata i konsideron idetë e hedhura së fundi për konsulencë juridike me ekspertë ndërkombëtare, vetëm pretekse për ta shtyrë këtë ligj të rëndësishëm në kalendat greke. “Ne kërkojmë me vendosmëri miratimin në seancën më të parë të këtij projektligji të vonuar, nga Parlamenti shqiptar, dhe zbatimin sa më parë të tij me qëllim spastrimin nga xhelatët komuniste, nga çdo funksion i rëndësishëm i institucioneve demokratike shqiptare. Pa dekomunistizimin e shoqërisë dhe të shtetit shqiptar,vendi ynë nuk mund të integrohet në familjen e BE”, theksohet në deklaratë.
Lëvizja e Legalitetit
Këshilli Kombëtar i Partisë Lëvizja e Legalitetit kërkoi dje dëmshpërblim sa më të shpejtë për ish-të burgosurit dhe të përndjekurit politik. Përmes një rezolute, Këshilli Kombëtar i PLL mbështet miratimin e ligjit "Për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë dhe të të zgjedhurve" dhe hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të ish- sigurimit të shtetit. PLL e konsideron këtë një reflektim të vonuar ndaj kërkesë mbarëshoqërore për pastrim dhe rezolutës së Asamblesë të Këshillit të Evropës për dënimin e krimeve të komunizmit. “Shprehim shqetësimin se dënimi i krimeve të komunizmit nuk mund të kryhet me masa gjysmake që anashkalojnë përgjegjësinë penale të ideatorëve dhe autorëve të gjenocidit komunist”, thuhet në rezolutën e PLL-së.