Kryesia qendrore formulon propozimet për kandidaturat
22/12/2008 Statuti i PD-së nuk përcakton kritere për kandidatët për kryetar dege
Për të qenë kandidat për kryetar të një dege të Partisë Demokratike nuk ka kritere të përcaktuara qartë. Në statutin e PD-së, njohur ndryshe si Kushtetuta e organizimit dhe funksionimit të kësaj force politike, nuk sanksionohen kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për të qenë kryetar të një dege. Kështu është disi në mjegull mënyra e përcaktimit se çfarë vetish apo cilësish duhet të ketë një person, sigurisht anëtar i PD-së, për të marrë në duar drejtimin e degës më të madhe e të rëndësishme, atë të Tiranës. Dega e PD-së së kryeqytetit vlerësohet si vendimtare në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që do të zhvillohen vitin e ardhshëm, për nga numri i madh i deputetëve që dalin. Kandidaturat e propozuara apo të vetëshpallura i dërgohen kryesisë qendrore të PD-së, e cila më pas bën vlerësimet e saj. Kjo saktësohet në nenin 27 të statutit të kësaj force politike. Sipas këtij neni, kryetari i degës zgjidhet nga mbledhja e përbashkët e kryesive të seksioneve mes kandidaturave të propozuara nga kryesia e PD-së. Kandidaturat e dala për kryetar të degës i nënshtrohen një diskutimi dhe vlerësimi nga kryesia qendrore e partisë, e cila formulon përfundimisht propozimet për kandidaturat. PD është përfshirë në fazën kryesore të ristrukturimit të saj, që ka nisur prej shumë muajsh. Procesi i propozimeve për kandidatë të degës së PD-së së Tiranës, por edhe për degët e tjera pritet të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm. Megjithëse ende nuk mund të flitet për një hapje zyrtare të garës për drejtues të degëve në rang qarku në partinë më të madhe të koalicionit të djathtë, procesi i propozimeve të kandidaturave apo i vetëshpalljes së tyre ka nisur. Deri më tani janë shpallur katër kandidatura. Besnik Mustafaj, Gjergj Bojaxhi, Edi Paloka dhe Lajla Përnaska janë emrat e parë që kanë dalë si kandidatë për kreun e PD-së së Tiranës. Gjithsesi nuk mund të thuhet se këto janë kandidaturat e vetme, pasi ka ende kohë për të dalë kandidatura të tjera, nga propozimet që mund të vijnë nga seksionet e PD-së. Pak muaj më parë PD vendosi ngritjen e 12 grupeve të punës (një për secilin qark) që do të merren me organizimin e strukturave dhe përgatitjen e tyre për zgjedhjet e ardhshme. Në këto grupe pune janë përfshirë anëtarë të kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, deputetë si dhe drejtues të degëve të PD-së. Çdo grup pune përbëhet nga së paku 10 anëtarë, ndërsa në krye të tij aktualisht është nga një anëtar kryesie. Grupet e punës të ngritura prej më shumë se tre muajsh do të synojnë riorganizimin e strukturave partiake në bazë të sistemit të ri zgjedhor, një praktikë kjo e ndryshme nga ajo me të cilën për më shumë se 10 vjet ka funksionuar PD-ja.
Kryetari i degës
Statuti i PD-së sanksionin se kryetari i degës zgjidhet nga mbledhja e përbashkët e kryesive të nëndegëve mes kandidaturave të propozuara nga kryesia qendrore e partisë. Sipas nenit 27 të statutit, kandidaturat e dala për kryetar të degës i nënshtrohen një diskutimi dhe vlerësimi nga kryesia qendrore e partisë, e cila formulon përfundimisht propozimet për kandidaturat. “Kryetari i degës përfaqëson anëtarësinë e partisë në territorin përkatës. Ai thërret dhe drejton mbledhjet e kryesisë, fikson rendin e ditës në bashkëpunim me sekretarin përkatës. Ai organizon funksionimin normal të kryesisë dhe përgjigjet për zbatimin e vendimeve dhe orientimeve të saj”, thuhet në statut.
Vendimi i krasisë së PD-së
Në fillim të muajit të kaluar kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur që faza përfundimtare e riorganizimit të brendshëm të bëhet sipas sistemit proporcional rajonal. Vendimi është në kuadrin e riorganizimit të PD-së. Forumi më i lartë drejtues i PD-së ka vendosur ndryshimet organizative, sipas të cilit rrëzohen nëndegët e partisë si strukturë, pasi me sistemin e ri zgjedhor që do të aplikohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ato dalin jashtë funksionimit. Sipas udhëzimit, shkrirja e nëndegëve pasohet me formimin e një dege të vetme në rreth dhe në çdo qark do të ketë një komitet drejtues, i cili do të drejtohet nga një anëtar i kryesisë së përgjithshme të PD-së.
Besnik Mustafaj, kandidati i vetëshpallur
Deputeti Besnik Mustafaj ka qenë i pari që ka vetëshpallur kandidaturën për kryetar të degës së Partisë Demokratike në Tiranë. Ai është zgjedhur deputet në zonën zgjedhore numër 32 të Tiranës, në zgjedhjet e fundit parlamentare të korrikut 2005. Mustafaj ka qenë ministër i Punëve të Jashtme deri në prill 2007. Kandidati për të drejtuar demokratët e kryeqytetit ka pasur një raport shumë të ngushtë me liderin historik të PD-së, Kryeministrin Sali Berisha. Por gjatë kohëve të fundit marrëdhëniet e tyre janë ftohur ndjeshëm. Në momentin kur shpalli kandidaturën për kryetar të degës Mustafaj tha se nuk ka marrë kontakte me lidershipin e partisë për këtë hap, por se është konsultuar vetëm me statutin e partisë. Sipas tij, statuti ia lejonte të shpallte kandidaturën.
Gjergj Bojaxhi kandidati dytë
Kryetari i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, Gjergj Bojaxhi, është i dyti që ka shpallur kandidaturën për të fituar postin e kreut të degës më të madhe lokale të PD-së, atë të kryeqytetit. Bojaxhi është vlerësuar si një nga administratorët më të mirë të qeverisjes së Partisë Demokratike. Bojaxhi ka gëzuar postin e zëvendësministrit të Energjetikës. Më pas ai u emërua në krye të KESH-it, i vlerësuar si administrator i mirë. Ai ka deklaruar se në punën e tij si drejtor i KESH-it objektiv ka edhe eliminimin e lidhjeve të paligjshme. Gjithashtu Bojaxhi është anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, duke bërë pjesë në grupin e këshilltarëve demokratë. Ai është tepër i angazhuar në detyrat partiake dhe si pasojë kandidon për kreun e PD-së së Tiranës.
Edi Paloka për Tiranën
Deputeti Edi Paloka kërkon të marrë në duart e tij drejtimin e demokratëve kryeqytetas. Paloka është zgjedhur deputet disa herë. Ai u bë pjesë e legjislaturës aktuale pasi fitoi në zgjedhjet e pjesshme parlamentare në zonën zgjedhore numër 31. Nga viti 1999 deri në vitin 2005 ai ka qenë zëdhënësi i Partisë Demokratike. Paloka ka thënë se do të presë që atë ta propozojnë seksionet e partisë për postin e kreut të degës së Tiranës. Për të shumë e rëndësishme është që në këtë garë të brendshme shumë e rëndësishme është që të zbatohet statuti i PD-së. Për Palokën drejtimi i degës më të madhe në rang vendi është një përgjegjësi e madhe, sidomos në këtë periudhë kur ka mbetur shumë pak kohë nga zhvillimi i zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.
Lajla Përnaksa kandidate
Me profesion mjeke, Lajla Përnaksa, është e katërta kandidaturë për kreun e degës së Partisë Demokratike Tiranë. Nga viti 1995 deri në 2005-n ajo ka qenë anëtare e Forumit të Gruas së Partisë Demokratike. Ajo ka fituar mandatin e deputetes në koalicionin mes Partisë Demokratike dhe asaj Republikane. Gjatë këtyre viteve ka dhënë kontribut në çështjen e barazisë si dhe në një sërë projektligjesh të debatuara në Kuvend. Përnaska është anëtare e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme dhe kryetare e Nënkomisionit parlamentar për Çështjen e të Miturve dhe të Barazisë Gjinore. Emri i Përnaskës ka dalë si propozim nga disa seksione të PD-së. Përnaska është gruaja e parë që kandidon për postin e drejtimit të degës së Partisë Demokratike në Tiranë.