E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situate e reduar jeta e perditshme ne Shkoder rritet cmimi i bukes

Gjate se shtunes jane shfaqur dhe disa emergjenca shendetesore ne zonat e permbytura dhe eshte nderhyre nga ajri per tI ardhur ne ndihme. Emergjenca te tilla ka pasur ne Bushat Velipoje e Berdice. Ne kete te fundit nje grua shtatzene eshte derguar me helikopter deri ne spital per shkak te pamundesise se perdorimit te mjeteve te tjera. Nderkohe familjet e permbytura ne zonen e Nenshkodres po perballen me mungesa ushqimesh e uji te pijshem. Nje situate e tille vjen pasi ata e kane te veshtire per te levizur qofte dhe tek qendrat e shperndarjes neper komuna. Ne Velipoje e cila eshte totalisht e izoluar dhe qe mund te lidhet vetem me portin e Shengjinit perms anijeve mesohet se nga deti ka ardhur nje anije e cila ka shkarkuar ushqime ne zonen e plazhit dhe me pas keto jane shperndare nga pushteti vendor. Ne linje telefonike banore te zonave te permbytura shprehen se nuk kane marre fare ose shume pak ushqime ndersa shtojne se shqetesimi kryesor eshte ushqimi per bagetite. Nderkohe probleme me ushqimin kane filluar te kene edhe banore te Shkodres sidomos te lagjes Xhabije dhe Tophane. Pavaresisht deklarates se nga bashkia po shpendahen nga dy buke per familje mesohet se ne lagjen Xhabije buka ka filluar te ofrohet neper banesa me cmimin 100 leke te reja ndersa ne Tophane cmimi i bukes ka arritur me 150 leke te reja. Banoret deklarojne se keto abuzime po kryhen per shkak te pamundesise se tyre per te levizur.

Harta e permbytjeve eshte zgjeruar edhe me nderkohe qe Qendra Kombetare Operacionale e Emergjencave Civile raporton se deri ne mesdite ne Shkoder jane evakuuar mbi 11 mije vete dhe jane zhytur ne uje 2561 shtepi.

Qarku Shkoder


Zona Evakuimet
Komuna Ana e Malit 53 familje 240 persona
Komuna Dajc 330 familje 1550 persona
Komuna Berdice 768 familje 3306 persona
Komuna Bushat 500 familje 2000 persona
Komuna Gur i Zi 320 familje 1300 persona
Komuna Velipoje 70 familje 350 persona
Komuna Rrethina 20 familje 102 persona
Bashkia Shkoder 562 familje 2175 persona


Siperfaqja e tokes se permbytur rezulton 13 950 ha. Te rrethuara nga uji gjenden 4597 shtepi nderkohe jane te permbytura 2561 shtepi.

Efektivat e Policise se Shtetit dhe te Forcave te Armatosura qe po veprojne ne terren krahas evakuimit te banoreve po kryejne edhe furnizimin me ushqim uje te pijshem e veshmbathje te banoreve te evakuuar e po keshtu po angazhohen per perforcimin e argjinaturave.

Gjendja e rrugeve
shte i bllokuar aksi i rruges nacionale Shkoder-Tirane tek Harku i Berdices.
Aksi rrugor Shkoder - Velipoje eshte i pakalueshem ne vendin e quajtur Ura e Gjolulit.
Tek Ura e Bunes eshte kufizuar qarkullimi i mjeteve per shkak te rritjes se nivelit te ujit siper dyshemese se ures.
Unaza e re nga vendi i quajtur Shkolla Sallo Halili Ndocej deri tek Bexhisteni kalohet vetem me mjete te larta pasi ne rruge eshte rritur niveli i ujit.
Aksi rrugor nga Pesekateshi me ure ne Xhabije deri tek Ura e Bunes Lokali Freskia kalohet vetem me mjete te larta.
Rruga e Shirokes eshte e pakalueshme.
Rruga per ne Komunen Ana e Malit dhe PKK Muriqan kalohet vetem me mjete te larta.

Aksi rrugor Shkoder - Velipoje eshte e pakalueshme ne te dy krahet.
Rruga per ne Komunen Dajc eshte e pakalueshme.
Aksi rrugor Shkoder - Kire - Mali i Shoshit - Komuna Shale levizja kryhet me veshtiresi.
Aksi rrugor Boge - Theth eshte e pakalueshme ne Qafe Terthore ka rreth 1 m bore.
Aksi rrugor Breg Lumi - Theth eshte e bllokuar si pasoje e shembjes se rruges nga reshjet.

Ne Komunen Dajc jane demtuar argjinaturat ne Rrushkull Belaj Samrisht Pentar dhe Luarze



Malesi e Madhe

Aksi rrugore Tamare - Vermosh kalohet me veshtiresi ne Qafe te Bordolecit.
Aksi rrugore Tamare - Vukel eshte i bllokuar nga shembja e dheut dhe po punohet per zhbllokimin e kesaj rruge.
Akset e tjera rrugore jane te kalueshme nga automjetet

Puke

Aksi rrugor Fushe Arrez - Iballe eshte i bllokuar nga shembja e dheut si pasoje e reshjeve te rena dhe po punohet per zhbllokimin e rruges.

Aksi rrugor Fierze - Tropoje eshte i bllokuar kalimi tek Ura e Hidrocentralit te Fierzes pasi ka gerryerje prane ures nga vershimi i ujit.
Akset e tjera rrugore jane te kalueshme nga automjetet.


Qarku Lezhe

Forcat policore dhe ushtarake ne bashkepunim me Bordin e Kullimit po punojne per perforcimin e argjinatures se Torovices.


Qarku Korce

Nga reshjet e shiut ne fushen e Maliqit ka prezence uji ne ngastra te vecanta te saj.

Qarku Durres

Ne Fushe Kruje niveli i ujerave ne shtratin e lumit Zeze ka rene duke lejuar pastrimin e aluvioneve nga banesat. Po kryhet pastrimi i kanaleve siperfaqesore dhe rrugeve ne mes te qytetit.

Prezence uji por ne nivele te uleta vazhdon te kete edhe ne disa lagje dhe rruge te brendshme te Bashkise Durres.

Qarku Fier

Si pasoje e daljes nga shtrati te lumit Gjanica ka prezence uji ne disa banesa ne qytetin e Fierit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›