E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet PD refuzon oferten e PS

/ /

Nje dite pasi opozita dorezoi ne Kuvend projektvendimin per hetimin e zgjedhjeve maxhoranca pergatit pergjigjen per menyren sesi PS kerkon ta beje transparencen. Me duhet te nenvizoj se ky akt vjen gati tri jave pas letres qe kryetari i PS-se Edvin Rama i dergoi kryeministrit te vendit dhe kryetarit te PD-se z.Sali Berisha tha ne deklaraten per shtyp kreu i deputeteve demokrate. Me kete rast ne mirepresim futjen ne procedure institucionale te nje pretendimi te kahershem te opozites vijoi me tej Patozi. Ne emer te grupit parlamentar dem-okrat nenkryetari i PD-se garantoi se oferta e re e opozites do te shqyrtohet me seriozitet nga maxhoranca por ai shtoi se shumica eshte e vendosur qe hetimi te behet ne respekt te Kushtetutes dhe Kodit Zgjedhor. Dua gjithashtu te garantoj PS-ne dhe cdo qytetar te ketij vendi se kjo kerkese tashme ligjore pasi mban firmat e mbi 28 deputeteve te Parlamentit shqiptar do te shqyrtohet dhe trajtohet me seriozitetin me te madh nga ana jone. Nderkohe me duhet te theksoj edhe nje here se kjo maxhorance qendron teresisht e hapur per cdo hetim qe do te kryhet ne perputhje me Kushtetuten e vendit vendimet e Gjykates Kushtetuese Kodin Zgjedhor dhe Ligjin per Komisionet Hetimore Parlamentare perfundoi Patozi. Dy dite me pare grupi socialist firmosi dhe me pas dorezoi ne Kuvend oferten e re ku me shkronja te zeza ka theksuar faktin se hetimi nuk duhet te perfshije fletet e votimit. Ne projektvendim eshte parashikuar se hetimi i shkeljeve objekt i veprimtarise se ketij komisioni per sa lejon Ligji Nr.8891 date 02.05.2002 Per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore te Kuvendit do te bazohet ne materialet dokumentet apo provat qe kerkohen te administrohen per qellime hetimore duke parashikuar qartazi se ne kete hetim nuk mund te perfshihen fletet e votimit qe gjenden ne kutite e fleteve te votimit ne kuptim te nenit 119 pika 3 te Kodit Zgjedhor thuhet ne kerkesen e socialisteve drejtuar Parlamentit. Duke iu referuar nenit 119 pika 3 e Kodit Zgjedhor socialistet kerkojne te sqarojne se cfare kuptojne me flete votimi. Socialistet ne hetimin e zgjedhjeve kerkojne qe materialet zgjedhore te mos merren nga Arkiva e Shtetit por nga vete KQZ-ja e cila duhet tia vere ne dispozicion komisionit hetimor parlamentar. Projektvendimi ka parashikuar se hetimi i ketij komisioni do te bazohet ne shqyrtimin e te gjithe dokumentacionit zgjedhor perjashto fletet e votimit qe perfshihen ne kutite e materialeve zgjedhore te cilat ngarkohet KQZ-ja ti ruaje dhe ti vendose ne dispozicion te komisionit hetimor te Kuvendit ne kohen vendin dhe menyren e percaktuar prej vete komisionit hetimor te Kuvendit thuhet ne kerkesen e socialisteve.

ADI SHKEMBI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›