E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Jo permbytje nese qeveris PS

/ /

Gjate bashkebisedimit me gazetaret Rama tha se fatkeqesia nuk do te ndodhte nese do te kishim nje qeveri te pergjegjshme. Me ne ne qeveri nuk ndodhin e nuk do ndodhin kurre keto situata. Jo se nuk do kete lumenj qe dalin nga shtrati apo furi por sepse eshte e pamundur qe te tilla katastrofa te perseriten 5 here ne vit u shpreh Rama.
Kreu socialist akuzoi kryeministrin si te paafte dhe te deshtuar per masat qe duhej te ishin marre per te parandaluar ate katastrofe qe duhej te ndodhe 1 here ne 100 vjet. shte faji i Sali Berishes

qe Shkodra sot eshte e permbytur. shte deshtimi tij qe permbytjet ndodhin 5 here ne vit ato qe sipas Saliut ndodhin nje here ne 100 vjet. Jam dakord qe keto gjera duhet te ndodhin nje here ne 100 vjet por jo 5 here ne vit tha Rama. Sipas tij kjo qeverisje eshte e destinuar te perserise te njejten katastrofe. Nuk ka asnje dyshim se ajo qe ndodh sot eshte rezultat i kesaj qeverie dhe do vazhdoje te ndodhe keq e me keq persa kohe qe keqqeverisja do vazhdoje dhe eshte rezultat i degradimit te cdo marredhenieje mes procesit te qeverisjes dhe bashkejeteses nenvizoi Rama. Kreu i partise me te madhe ne opozite tha se gjithcka eshte lene ne meshire te fatit dhe se pasuria ujore qe na ka falur Zoti po kthehet ne fatkeqesi per shqiptaret. Qeveria nuk mori masat qe duhej te ishin marre pasi eshte e paafte dhe e pashpirt tha ai. Sipas Rames procesi i menaxhimit te kaskadave eshte pjese integrale e ketij problemi dhe akuzoi per mungese transparence Po mbahen hermetikisht te mbyllura per te pare nga afer si eshte gjendja.
Duke komentuar seancen e djeshme parlamentare dhe akuzat qe kryeministrit Berisha beri dje ndaj opozites Rama tha se Parlamenti eshte kthyer ne salle turpi.

Eduard Shalsi

Deputeti socialist shprehu shqetesim per debatin e kryeministrit ne Kuvend. Jemi seriozisht te shqetesuar per gjendjen mendore te Sali Berishes. Partia Socialiste kerkon te dije ne Kuvend shkaqet pse per te pesten here brenda vitit Shkodra permbytet Saliu flet per tunele e shirita inaugurimesh. Partia Socialiste pyet ne Kuvend pse nuk u mbajt asnje premtim e su mor asnje mase per parandalimin e permbytjeve kurse Saliu hedh balte mbi opoziten e vazhdon te shpife e te genjeje u shpreh Shalsi.

Berisha Situata eshte nen kontroll

Kryeministri Sali Berisha tha dje ne nje prononcim per mediat se situata ne veri te vendit eshte nen kontroll nderkohe qe ne te njejten kohe vazhdojne evakuimet e popullsise. Situata eshte nen kontroll. Mbreme ne mesnate dhe pas mesnate ka pasur disa operacione shpetimi. Mbi 7 mije banore jane evakuuar. Situata eshte e tera aktualisht nen kontroll. Po ndermerret furnizimi me ushqime me uje dhe me cfaredo qe nevojitet per popullaten e evakuuar si dhe po vazhdon me intensitet evakuimi i pjeses tjeter. Kjo eshte pak a shume situata tha Berisha. Sipas tij Ka rritje prej 11 centimeter te nivelit te liqenit ndonese shkarkimet kane qene lehtesisht me te pakta. Por burimet e liqenit dhe derdhjet ne te jane te medha.

Aristir Lumezi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›