E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studiuesit apel Kryepeshkopit Kerko falje

Intelektualet e Fierit i lene afat Kryepeshkopit te Shqiperise dhe vartesit te tij mitropoliti i Beratit Lushnjes Kanines Vlores dhe Myzeqese qe te kerkoje ndjese publike.

Kjo ne lidhje me deklaraten e shumeperfolur se Kosova eshte Izraeli i Serbise. Nen organizimin e Shoqates Kulturore te Intelektualeve Ortodokse ne Fier eshte zhvilluar debati publik per disa pakenaqesi dhe cenime qe jane regjistruar prane kishave te zones se Myzeqese por edhe deklaratave te klerikeve me origjine greke.

Pjesemarres ne debatin qe perfundoi me nje peticion kane qene perfaqesues te shume shoqatave kryesisht me karakter kombetar deri dhe perfaqesues te sindikatave dhe shoqates Cameria Muzaka Skrapari Laberia Kosova. Sipas kryetarit te Shoqates se Intelektualeve Ortodokse Harrilla Kolici mesohet se afati i lene eshte 20 dite.

Kerkojme qe brenda 20 ditesh te realizohet ndjesa publike per shprehjen e thene ne Kosove. Gjithashtu kemi edhe nje sere kerkesash te tjera qe lidhen me themelimin e Kishes se Shen Gjergjit si dhe disa cenimeve qe i jane bere asaj por edhe kishave te tjera ne vend eshte shprehur Kolici per gazeten Shqip.

Ne i kemi kerkuar gjithashtu qe kambanat dhe kori i kishes te veproje ashtu sic behet edhe me motren e saj ne Korce. Ka shume parregullsi te qellimshme deri dhe ne themelet e kishes qe po regjistrohen nga mitropolia si dhe Kryepeshkopata eshte shprehur Koci.

Pas tubimit do te nenshkruhet nje peticion ku do te firmosin studiues e historiane. Nuk e shoh me vend nderhyrjen e fese e kishes qe te acaroje marredheniet ndershteterore. Kjo nenkupton se feja dhe besimtaret Kryepeshkopi Janullatusi dhe te tjeret terthorazi ndikojne negativisht ne keto marredhenie tha per Shqip Kostandin Bocova. Me tej studiuesi ka sqaruar se Thuhet aty te Kisha e Shen Gjergjit ne Fier madje eshte shkruar se e themeloi Janullatusi. Ky eshte nje gabim plotesisht shkencor historik dhe praktik. Ai ka ndikuar per ristrukturimin e saj por themelimi i saj eshte ne vitin 1713. Kjo me indinjon shume ka thene studiuesi Kostandin Bocova. Sipas tij feja ka ligjet e saj te zhvillimit por kurre nuk duhet te perzihet me politiken. Ajo ka bukurine e saj qe ndikon shpirterisht ne edukimin e njeriut. Feja ka luajtur rol te madh te pazevendesueshem per edukimin e njeriut por jo me gjak por me qetesi shpirterore.

Nderkohe qe perfaqesuesi i Komitetit per Zgjidhjen dhe Mbrojtjen e Ceshtjes Kombetare Lirim Sinani eshte shprehur se duke pasur si qellim kryesor pikerisht edhe emertimin e shoqates qe drejton mbeshtet cdo levizje qe i sherben ceshtjes kombetare. Perpjekjet tona per te shqiptarizuar ortodoksine shqiptare jane ne vazhdim te atyre perpjekjeve te mrekullueshme qe bene rilindesit deri tek At Marku tek Noli dhe deri te kleriku i fundit Foti Cici i cili jeton ne SHBA. Sa te kemi mundesi dhe fryme do te mbeshtesim ortodoksine shqiptare qe ajo te flase shqip ka thene Lirim Sinani per gazeten Shqip.

Te gjithe perfaqesuesit e shoqatave pjesemarrese ne kete debat publik jane shprehur te gatshem per ta ndjekur me cdo forme mbrojtjen e kishes shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›