Jo më vdekje në Bulqizë!
Monika Kryemadhi
Behari, minatori 33-vjeçar la tre fëmijë, më i vogli gjashtë javësh. La gruan. La dhe nënën. Iku nga kjo jetë me mëdyshjen e rëndë të përditshme se çfarë do të hanë fëmijët e tij. Mbeti poshtë masivëve të kromit ...këtu, thellë në Bulqizë, me një pikëpyetje të madhe në kokë; si do të rriten fëmijët e tij. Dhe në gjysmështëpinë e Beharit, gruaja qante për të shoqin që iku aq i ri dhe ngrysej mes perdeve të lotëve, sepse s’di si ta përballojë jetën e vështirë që tashmë i shtrihet para e egër dhe mizore, pa asnjë rrugëdalje. Nëna vajtonte djalin në lulen e moshës, por vajtonte edhe më shumë nipërit dhe nusen që do të duhej t’i ushqente ajo me pensionin prej pak lekësh, që i jepnin si ish-kooperativiste. Në këtë familje isha dje. Por a mund t’i ngushëlloja?! Cilat duhet të ishin fjalët e mia për atë grua që mbeti aq e re pa bashkëshortin, mbështetjen e saj. Cili duhet të ishte ngushëllimi im për atë nënë, që duhet të mendojë prej sot të ushqejë tre fëmijë pa qenë në punë. Çfarë mund t’i thoshe asaj nëne dhe gjysheje, që përcillte për në botën e përtejme djalin 33-vjeçar, ndërsa duhet të mbante 3 jetimët e tij në botën e të gjallëve. Çfarë mund t’u thosha camërdhokëve që nuk mund ta kuptonin se ç’kishte ngjarë, por që e ndjenin se ditët nuk do të ishin më si më parë.
Unë jam nënë, jam edhe bashkëshorte dhe e ndjej…, jo më falni; unë dhe shumë si unë nuk e ndjejnë dhimbjen, por më shumë tmerrin që kanë ato dy gra nga e ardhmja. Nuk e ndjejmë peshën e rëndë të vdekjes që vjen aq dhunshëm edhe me frikën e mbijetesës. Ata njerëz tashmë ndodhen në kufijtë e mbijetesës. Unë e pashë me sy. U bëra pjesë e tragjedisë së tyre. Bashkova lotët e mi me lotët e tyre.
Por nuk mund të zgjidh asgjë me të qarë, as unë dhe as shumë si unë. Mund të rrimë e të vajtojmë gjithë ditën për ata që ikën dhe për ata që lanë në mjerim pas, por kjo veçse do ta shtojë dhimbjen e tyre, por nuk do t’ua shterojë lotët e pafuqisë për të ndryshuar gjërat. Dhe do të vazhdojnë të gëlltisin ata lot, bashkë me kafshatën e bukës, që do ta sigurojnë me njëmijë sakrifica. Për ata fëmijë, buka do të jetë fjala e parë. Lodrat nuk do të jenë pjesë e fjalorit.
Ne jemi pjesë e këtij realiteti. Të gjithë, çdo shtresë e popullsisë, çdo njeri me pushtet, apo pa pushtet, çdo biznes me humbje apo me fitim, çdo nënë, çdo babë, çdo fëmijë i rritur. Ne duhet të kthejmë të gjithë sytë nga ky realitet që stonon me reklamat shumëngjyrëshe të qyteteve të mëdha.
Nuk ka vetëm një Behar në Bulqizë. Behari ishte emri i njëzetë që mbeti nën guvat dhe vrimat që quhen miniera. Për të, kromi këtë radhë nuk e çau bllokadën, thjesht i solli vdekjen. Vendosi dikur Behari të provonte edhe Greqinë, duke i marrë malet në këmbë, edhe Italinë duke çarë detin në errësirë me skaf. Nga të dyja anët e priste vetëm vdekja. Dhe vendosi të qëndronte në vendin e vet, ku mbeti në thellësinë e galerisë. Ky është fati i banorëve të kësaj zone. Ose fundi në det apo në malet e ftohta të Greqisë, ose fundi në minierat e zeza të kromit. Dhe punojnë vetëm për 20 mijë lekë të reja. Të cilat pas pak viteve nuk do t’u mjaftojnë as për të blerë ilaçe për veten e tyre. Të cilat as nuk u mjaftojnë për t’u dhënë bukën migjeniane fëmijëve të zbathur e të uritur. Një i ri, më shumë fëmijë se i rritur, i pyeti një ditë policët që e kishin shoqëruar në komisariat pasi kishte hyrë në një galeri ku nuk lejohej për shkak të rrezikshmërisë: Nëse nuk punoj këtu, nuk nxjerr lekë. Nëse nuk nxjerr lekë, do të duhet të vjedh. Të punoj apo të vjedh? Ishte vetëm 12 vjeç kur bëri këtë pyetje.
Atje në kryeqytet vdekjet e minatorëve, 20 deri tani, mund të jenë arkivuar. Por familjet e tyre, të ngjashme thellësisht me familjen e Beharit, nuk punojnë me arshiva. Çdo mëngjes duhet të mendojnë për drekën, çdo drekë për darkën dhe çdo darkë për ditën e nesërme… sepse mund ta shtyjnë edhe pa mëngjes. Këta janë njerëz. Janë shqiptarë. Janë si ne. Flasin si ne. Janë shumë. Por kërkojnë pak. Kërkojnë dinjitet dhe mundësi. Asgjë më shumë. Nuk po i marrin nga kompanitë koncesionare, që mendojnë vetëm për shfrytëzimin e tyre dhe pasurimin e vetes. Por duhet t’i marrin nga ne të gjithë. Duhet t’i marrin shumë shpejt. Tek shtëpia e Beharit pashë vërtet se sa vlente statusi i minatorit, i pamiratuar. Ato fjalë të hedhura në letër, vlenin për ta sa një jetë e tërë. Një jetë që po u mjegullohet me shpejtësi. Duhet ndërhyrë. Duhet ndërhyrë urgjent. Ndërgjegjja jonë nuk mund ta mbajë këtë vrasje masive.