E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universiteti “Zonja e Këshillit të Mirë” jep diplomat e para

 

Universiteti “Zonja e Këshillit të Mirë” jep diplomat për brezin e parë të studentëve të dalë nga auditorët e tij. Në ceremoninë e organizuar për këtë event ishin të pranishëm kryeministri i vendit Sali Berisha, Ministrja e Shëndetësisë znj.Anila Godo, Ministri i Arsimit z.Fatos Beja dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik të Akredituar në Tiranë. “Sot, Universiteti “Zonja e Këshillit të Mirë” u jep diplomat e para evropiane, vajzave dhe djemve, që kanë përfunduar me sukses studimet në këtë universitet. Kjo përbën një nga zhvillimet më të rëndësishme e më pozitive për arsimin shqiptar”, u shpreh kryeministri gjatë fjalës së tij. Ai dha garanci se do të bëhen përpjekje maksimale nga qeveria, që privati të zërë shumë më shumë vend se 12 % të gjithë Arsimit të Lartë që ka aktualisht. Rektori i Universitetit, Paolo Ruatti, shprehu kënaqësinë që ky universitet ka mundësi t’u japë studentëve të tij diploma të të njëjtit nivel me ato të studentëve italianë. Ai falënderoi pedagogët e huaj që kanë dhënë mësim pranë këtij universiteti, e cila sipas tij përbën risi. Ndërsa zëvendësrektori i këtij universiteti, Tritan Shehi, nënvizoi se reformat e rëndësishme që po ndërmerren në  Shqipëri në fushën e arsimit, dijes, shkencës, janë në themel të zhvillimit dhe integrimit të mëtejshëm të vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›