Jo, nuk do grabisin banka, thjesht po bëjnë plazh (FOTO)
Share
Këto zonja me maskë në fytyrë nuk kanë ndërmend që të grabisin ndonjë bankë. Thjesht po mbulojnë fytyrën me maska najloni, për tu mbrojtur nga dielli. Kjo është tendenca më e fundit në Kinë, në provincën Shandong.
Maska u shpik shtatë vjet më parë nga një grua dhe tani përdoret masivisht. Ajo shërben për të bllokuar rrezet e dëmshme të diellit pa pasur nevojë të vendosësh krem dielli.
Qyteti Qingdao i kësaj province kineze është i famshëm për ujin e pastër, rërën e butë dhe për dallgët e vogla.



