E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jo për President

Nuk kam ambicie për t’u bërë Shef i Shtetit. Zgjedhjet presidenciale nuk pritet të mbahen sivjet. Ende nuk kam vendosur nëse do të kandidoj për Kryetar të PDK’së. Por, zgjedhjet në parti duhet të mbahen në pjesën e dytë të vitit. Të gjitha partitë politike duhet të demokratizohen. Sekretari i Përgjithshëm i PDK’së, Jakup Krasniqi, flet për Express.

Express: Cili është qëndrimi juaj për ndryshimet e Kushtetutës për Presidentin, të cilat i keni dërguar në Gjykatën Kushtetuese?

Krasniqi: Mendimi im nuk varet këtu, Kuvendi ka krijuar një komision ad hoc, i cili e ka amandamentuar çështjen e zgjedhjes së Presidentit dhe të drejtat dhe përgjegjësitë e tij. Kanë ardhur amendamentet në administratën e Kuvendit dhe unë e kam kryer obligimin kushtetues për t`ia dërguar Gjykatës Kushtetuese për t`i shikuar a bien amendamentet ndesh me Kapitullin II të Kushtetutës.

Express: Dihet se Presidentja aktuale mandatin kushtetues i përfundon më 2016. Cili është vlerësimi juaj a duhet të qëndrojë deri në fund apo duhet t`i shkëputet mandati?

Krasniqi: Ju e dini që e gjithë kjo është zhvilluar mbi bazën e një marrëveshjeje politike mes dy subjekteve më të mëdha në pozitë dhe opozitë dhe koalicionin qeverisës. Në amendamentet e propozuara është paraparë mundësia që pas gjashtë muajsh pasi të miratohet Kushtetuta duhet të mbahen zgjedhjet për President. Kështu parashohin amendamentet e propozuara.

Express: A mund të mbahen zgjedhjet presidenciale këtë vit?

Krasniqi: Krejt varet nga procedurat, çështja është në Gjykatën Kushtetuese. Varet koha prej Gjykatës Kushtetuese se kur do të kthejë përgjigje dhe miratimi në Kuvend. Kur të miratohen në Kuvend, parashihet periudha e hyrjes në fuqi dhe pastaj nëse ka hapësirë për gjashtë muaj më vonë për t`u mbajtur zgjedhjet, atëherë zgjedhjet nuk mbahen këtë vit. Krejt varet se si do të zhvillohen procedurat në vazhdim.

Express: Meqë po flasim për zgjedhjet, të flasim pak për zgjedhjet në PDK, kur pritet të nisin ato ...?

Krasniqi: Veçse është folur për zgjedhje dhe nuk ka diçka konkrete. Zgjedhjet sigurisht se mund të mbahen këtë vit, por njëherë për njëherë pasi PDK’ja është në institucione dhe në institucione ka mjaft punë, do të thotë mund të mbahen këtë vit, por nuk do të thotë që mund të mbahen në afat të shpejtë.

Intervistën e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›