“Jo, planeve kunder Kushtetutes”
Prishtina zyrtare nuk do te beje asnje kompromis qe shkel Kushtetuten e Kosoves dhe qe cenon integritetin territorial te saj. Ky eshte reagimi i ardhur nga zevendeskryeministri i Kosoves, Hajredin Kuci, ne nje interviste per Radio Evropa e Lire, mbi planin gjashtepikesh te Ban Ki-Mun. Ai tha se qendrimi i Prishtines eshte i qarte dhe se nuk do te kete kurrfare kompromisi ne dem te Kushtetutes se Republikes se Kosoves.
Zoti Kuci, Prishtina zyrtare e ka refuzuar planin gjashtepikesh te Organizates se Kombeve te Bashkuara. Cfare pritet pas kesaj?
Ne kemi ardhur ne perfundim se propozimi gjashtepikesh ka pika esenciale qe nuk perputhen me zhvillimet juridike dhe politike ne Kosove dhe aq me pak nuk e garanton sistemin unik te funksionimit ne Kosove. Dhe, si rezultat i kesaj, kemi reaguar apo dua te them, nuk jane pranuar ato pika, dhe kemi ofruar propozimet tona. Ne jemi te hapur per dialog. Kjo nuk nenkupton qe kemi mohuar te drejten e bisedave te metejme, ne do t’i bejme te gjitha orvatjet e duhura qe te shtrijme autoritetin e EULEX-it ne Kosove. Te gjitha orvatjet dhe ne kete rast, edhe ne te tjera, do te jene se si te fitohet mandati i EULEX-it ne tere territorin e Kosoves. Ne kete rast, dua te them qe Kosova nuk ve asnje kusht, perkundrazi deshiron qe te shtrihet mandati i EULEX-it pa kushte, ashtu sic parashihet ne Kushtetute dhe ne dokumentin e negociatorit Ahtisaari.
A mund te kete ndonje ndryshim deri te premten, per kur edhe eshte paralajmeruar mbledhja e Keshillit te Sigurimit?
Pala e Kosoves i ka dhene propozimet e veta. Propozimet jane ne perputhje me ndryshimet qe kane ndodhur ne Kosove, do te thote si shtet sovran dhe i pavarur. Ajo qe dua te theksoj eshte se edhe Kushtetuta e Kosoves eshte kompromis edhe dokumenti i tit Ahtisaarit ka qene kompromis dhe mendoj qe kompromis mbi kompromiset nuk do te kete dhe ne anen tjeter, neve na obligojne aktet legale. Ate qe e kemi sot, ate qe e synojme permes dokumenteve tona, permes obligimeve tona, eshte nje kompromis qe eshte arritur me bashkesine nderkombetare. Mendoj qe presioni duhet te jete ne palen e Serbise, qe se paku te mos beje veprime destruktive ne territorin e Kosoves. Ne jemi te hapur per cdo lloj bisedimesh dhe dialogu, ne kuptimin e asaj se si ta gjejme metoden me te mire per shtrirjen e EULEX-it, por jo ne kuptimin e shtrirjes se EULEX-it si iluzion per dike, apo si shtrirje e EULEX-it qe krijon sisteme paralele, aq me shume qe krijon mundesine e ndarjes efektive te institucioneve te Kosoves.
A ka gjase per tensionim raportesh midis jush dhe faktorit nderkombetar, qe ka qene i perfshire ne arritjen e nje marreveshjeje te tille?
Jo, perkundrazi. Kemi pasur bisedime te hapura, kemi pasur argumentim te qendrimeve tona. Natyrisht qe argumentimet shpeshhere nuk jane ne perputhje te plote me qendrimet e njeri-tjetrit, por qellimi ka qene i perbashket. Edhe bashkesia nderkombetare edhe Kosova kane nje qendrim dhe nje qellim, si te zbatohet misioni i EULEX-it ne tere territorin e Kosoves, si te sundoje rendi dhe ligji. Ndersa, ka te tjere qe deshirojne qe ne Kosove te mos sundoje rendi dhe ligji dhe te mos sundoje ne kuptimin hierarkik, institucional dhe funksional pavaresia e Kosoves. Mendoj qe e drejta eshte ne anen tone dhe do te punojme ngushte me faktorin nderkombetar qe t’i arrijme te gjitha standardet e nje shteti modern, demokratik dhe ne perputhje me synimet tona per integrime evropiane. Mendoj qe Serbia, shume hapur po pretendon prekjen e statusit politik te Kosoves dhe te teresise territoriale, duke tentuar qe te pengoje edhe funksionimin demokratik te institucioneve tona ne tere territorin. Une dua te them qe burimi i krizes ne Ballkan, mbi dy dekada, ka qene ne Serbi dhe fatkeqesisht po mbetet edhe sot e kesaj dite.
Ne kete drejtim, kur mendoni se do te mund te shtrihet misioni i EULEX-it ne gjithe Kosoven?
Qellimi yne ka qene qe ky mision te jete, sa me shpejt qe eshte e mundur, qe te jete edhe ne kohen e hyrjes ne fuqi te Kushtetutes. Pastaj, kemi bere edhe kerkesen gjate ketyre diteve, qe nje veprim i tille te jete sa me shpejt qe eshte e mundur. Arsyeja kryesore eshte qe, ne nje pjese te Kosoves, ku nuk sundon EULEX-i, nuk ka shtrirje te plote te autoriteteve tona, fatkeqesisht po sundon kontrabanda, po sundon krimi i organizuar dhe, ne nje menyre ose tjeter, me pengimin qe po ben per shtrirjen e autoritetit te institucioneve tona dhe te EULEX-it, Serbia po e stimulon krimin e organizuar dhe kontrabanden ne ate pjese te Kosoves apo, ne nje menyre ne tere rajonin.