E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtet dhe lejet, 200 te denuar ne greve

Lezhe- Kushtet e keqija higjeno-sanitare dhe refuzimi i lejeve eshte bere shkak i nje greve urie te nisur ne burgun e Shenkollit ne Lezhe. Prej tre ditesh, 200 te burgosur jane ngujuar ne shenje proteste per moszgjidhjen e kerkesave te tyre qe i kane cilesuar si te ligjshme. Burime nga burgu bejne me dije se nga 300 te denuar qe ndodhen te izoluar ne kete institucion, pjesa me e madhe e tyre kane nisur te refuzojne ushqimin e perditshem. Gjate kontakteve qe kane marre drejtuesit e burgut me perfaqesine e grevisteve, eshte pretenduar qe te rritet cilesia e sherbimeve ne ushqim, kushtet ne ambientet e brendshme, ato higjeno-sanitare, ajrimit dhe te jepen lejet disa ditore per te denuarit me vepra te lehta penale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›