Pranga nxenesve me 2 gram hashash
Elbasan - Kater te rinj jane arrestuar per dy gram hashash. Policia e Elbasanit tha se, ka arrestuar Ardit Kilen 19 vjec, Ardit Kalemaj 20 vjec, Florian Boci 18 vjec dhe Enea Gega 18 vjec. Arrestimi i tyre eshte kryer pasi nga kontrolli i ushtruar ne oborrin e shkolles “Bardhyl Popa” ne lagjen Partizani jane kapur me 2 gram kanabis sativa qe e kishin pergatitur si cigare. Sipas deklarimeve te marra, te lartpermendurit kane pohuar se drogen ja kishin blere shtetasit Ardit Kila. F. S