Kanabis per ne Mal te Zi
Shkoder - Dy persona jane vene ne pranga nga policia e Shkodres, pasi jane kapur me droge dhe arme. Burime zyrtare nga uniformat blu, thane gjate dites se djeshme se, jane rreth 62 kg kanabis sativa dhe 18 granata dhe 20 ndezes qe jane bllokuar ne dy operacione te ndryshme. Arrestimi i pare eshte bere ne Malesine e Madhe, kur policia ka vene ne pranga Vilson Cekaj, i cili po tentonte te kalonte ne drejtim te Malit te Zi, 56 kilogram lende narkotike. Nderkohe qe pak ore me vone eshte vene ne pranga Pjeter Zefin, pasi i jane gjetur 6 kilogram kanabis sativa si dhe 6 granata.,
Cekaj
Gjate nje operacioni te policise se Shkodres, ne bashkepunim dhe me komisariatin e Policise se Malesise se Madhe, eshte vene ne pranga ne flagrance Vilson Cekaj, 18 vjec nga fshati Stare, komuna Kastrat. Burimet policore thane se, arrestimi i tij eshte bere pasi u kap ne flagrance duke organizuar punen per kalimin e tre cantave me pako te presuara kanabis sativa, gjithsej 56 kilogram lende narkotike. Sipas tyre, droga qe ishte paketuar, kishte si destinacion perfundimtar Republiken e Malit te Zi, me qellim per ta trafikuar. Por, burime nga grupi hetimor thane se, jane ne kerkim dhe dy persona te tjere, te cileve per arsye hetimi u mbahet i fshehte identiteti pasi jane ne kerkim.
Zefi
I arrestuari i dyte ne Shkoder, eshte Pjeter Zefi, 49 vjec, lindur ne Shllak e banues ne Shkoder. Burimet zyrtare thane se, 49-vjecari Zefi, eshte arrestuar ne flagrance. Ato shtuan se gjate nje kontrolli te ushtruar ne banesen e Zefit, eshte gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale 6.2 kilogram bime narkotike kanabis sativa, ne gjendje te thare. Po gjate kontrolleve atij i jane gjetur dhe bllokuar 18 cope granata dore, mbrojtese dhe 20 cope ndezes te unifikuar te granatave. Sipas policise, dosja ndaj dy te arrestuarve i ka kaluar Prokurorise se Shkodres, per akuzat e “mbajtjes se lendes narkotike” dhe “armembajtje pa leje”. Rudina Llazari