E Diel, 1 Nëntor 2026

Seminar per ceshtjet ne gjykate per pronat

Tirane - Problematika qe mbartin ceshtjet e pronesise si dhe zgjidhjet e tyre ne Gjykaten Evropiane te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg, jane diskutuar dje nga eksperte vendas dhe te huaj ne nje seminar te organizuar ne Tirane. Seminari eshte organizuar nga Ministria e Puneve te Jashtme, Ministria e Drejtesise dhe Keshilli i Evropes. Seminari u pershendet gjate dites se djeshme edhe nga ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, i cili ne fjalen e tij theksoi rendesine e shkembimit te eksperiencave mes specialisteve te fushes ne kete drejtim si dhe zbatimin e vendimeve te kesaj gjykate. Gjate seminarit referoi Agjenti qeveritar i Polonise per ceshtjet para Gjykates Evropiane te te Drejtave te Njeriut, Jakub Uolasieuic, i cili solli eksperiencen ne trajtimin e ceshtjeve te pronesise nga shpronesimet deri tek kthimi apo kompensimi i pronave. Po ashtu nje vend te rendesishem ne kete tryeze iu kushtua edhe diskutimit mbi rolin e agjentit qeveritar ne kete gjykate. R. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›