Jo publikim kredie per vendet ne veshtiresi
Agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit të aftësive kredituese, nuk do të kenë më mundësinë të pasqyrojnë raportet e tyre, kryesisht për vendet nën asistencën financiare ndërkombëtare.
Është ky rregulli i ri vendosur nga Bashkimi Europian mbi Agjencitë e ratingut dhe që do të prezantohet javën e ardhshme. Sipas këtij projektligji, vlerësimi i kredisë do të pezullohet për vendet në krizë, në veçanti për ato vende që janë duke negociuar një program ndihme financiare ndërkombëtare.
Qëllimi kryesor i këtij projektligjin është stabilizimi i ekonomisë së këtyre vendeve. Ligjet e reja parashikojnë mundësinë, nga ana e Autoritetit të vigjilencës europiane të tregjeve, të ndalojnë publikimin e të dhënave mbi nivelin e kredive sovrane në situate të rrezikut ekzistues dhe të pranishëm për funksionimin e rregullt të tregjeve financiare apo edhe për stabilitetin financiar të bashkimit Europian.
Konkretisht, bëhet fjalë për ato vende që janë në krizë dhe që publikimi i të dhënave nga ana e agjencive të vlerësimit, mund të shkaktojë efekte negative mbi vendet e tjera.
Fuqia për kufizimin e emetimit të ratingut mund të përdoret vetëm në situate të veçanta, që do të specifikohen nga një Komision i deleguar.
Ligji i ri parashikon edhe sanksione për të tri agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit, Moody’s, S&P dhe Fitch.
Në rast se këto agjenci do të nënvleftësojnë, me qëllim apo për neglizhencë, rregulloren e përbashkët, duke shkaktuar dëme të mëdha për investitorë, do t’u nënshtrohen sanksioneve me karakter civil.