E Diel, 1 Nëntor 2026

Jo status quo, por ndryshim rrënjësor?

REXHEP MEIDANI

Ndërpret aktivitetin gjiganti Tevatron
Kriza globale ka prekur jo vetëm institucionet financiare e bankat, bizneset e investimet, fondet për edukimin e përkujdesjen shëndetësore, mjedisin, mbështetjen sociale e humanitare, por dhe ato shkencore, funksionimin normal të institucioneve kërkimore apo realizimin e projekteve madhore të tyre. Si pasojë edhe e krizës, më 30 shtator 2011, komuniteti shkencor i fizikës së energjive të larta njoftoi me dhimbje ndërprerjen e veprimtarisë së gjigantit shkencor Tevatron, në Laboratorin Kombëtar Fermi (SHBA), në pamundësi të sigurimit të buxhetit për funksionimin e tij. Ky përshpejtues ishte i dyti në botë, pas futjes në punë të përshpejtuesit të grimcave elementare LHC (Large Hadron Collider), në CERN (Europë). Në Tevatron, nga përshpejtimi i protoneve dhe antiprotoneve në një unazë rrethore me perimetër 6.28 km, u arrit një energji e rendit 1TeV (1 teraelektronvolt = 1.000.000.000.000 elektronvolt), prej dhe nga vjen emri i tij. Në morinë e mrekullive të zbuluara aty ka qenë dhe ajo e një grimce të re të veçantë – kuarkut top… Një ngjarje e tillë më nxiti të hedh në letër këto radhë, jo thjesht për një lidhje të vjetër shpirtërore me të, por për të theksuar se çështja e zgjidhjes së krizës aktuale është marrë si lehtë nga politikanët e qytetarët në mjaft vende. Aq më tepër në Shqipërinë e krizës permanente, ku krahas megalomanisë në qeverisje, një dëm të madh ka prodhuar e prodhon tensioni e përplasja politike, mosbashkëpunimi, mungesa e konsensusit dhe e kompromisit, ngërçi institucional.
Kriza dhe progresi teknologjik.
Në më pak se një shekull, popullsia në botë është rritur nga 1.5 në 7 miliardë. Kjo rritje është mbuluar përgjithësisht prej një progresi të shpejtë në teknologji e prodhim, duke përdorur në mënyrë efektive zbulimet shkencore e njohuritë teknike, burimet natyrore e njerëzore. Një vend të veçantë në këtë ecuri ka pasur shfrytëzimi i kujdesshëm i burimeve të ndryshme për të prodhuar energjinë e duhur në mbështetje të ciklit të rritjes, zhvillimit e përfitimit; për të mundësuar rritjen e standardit të jetesës, pasurisë, përmirësimit të transportit, për të realizuar avancimin në teknologjinë e informimit, komunikimit e telekomunikimit. Madje, arritjet e dukshme në këto drejtime kanë dhënë rezultate tepër optimiste në dekadat e mëparshme, duke i dhënë mbështetjen dhe ushqimin e nevojshëm shtetit të mirëqenies sociale (dhe ai sot në një krizë reale e konceptuale!). Por, kohët e fundit, nisur dhe nga ritmi konkret i ndikimit të zbulimeve shkencore e inovacionit teknik-teknologjik nuk duket se mund të merret maksimumi i domosdoshëm zhvillimor prej këtij ritmi të ngadalësuar, të kushtëzuar edhe prej reduktimit të fondeve të nevojshme në kushte krize. Me një ritëm të tillë, pa reflektime serioze e transformuese mbi vetë sistemin liberal tashmë të plagosur, duke si i vështirë roli motorik i këtij progresi për të mënjanuar ose minimizuar në kohë pasojat e krizës globale financiare dhe asaj të borxhit, në shumë vende. Pra, edhe pse mbeten po aq të rëndësishme përpjekjet njerëzore për të fuqizuar demokracinë e mbrojtur lirinë, për të garantuar e respektuar të drejtat e njeriut, diçka nuk po ecën si duhet në zhvillimet aktuale, brenda skemës së sistemit liberal e neoliberal! Janë të larmishme vonesat e pengesat, ndrydhjet e trysnitë, që shfaqen diku si ngërç politik e institucional, diku si përplasje sociale e ekonomike, diku si mosmarrëveshje etnike e fetare, diku si konflikt ushtarak, diku si tension në gjirin e shoqërisë, diku si garë fuqie, tregjesh e energjie etj. Dhe e gjitha kjo, sot, pasqyrohet, në një mënyrë apo tjetrën, në pakënaqësinë në rritje të qytetarëve jo vetëm në vendet e varfra, por dhe në ato të zhvilluara. Diçka nuk ecën, diçka duhet ndryshuar! Kërkohet më shumë frymëmarrje, veprim e mendim politik! Jo status quo e modifikuar, diku dhe e zbukuruar, por një ndryshim real, një ndryshim më i drejtë e rrënjësor, shumë më social e koheziv! Madje, sa më shpejt, aq më mirë!…
Të pushtohet Uollstriti!
Këtë synojnë disa nga manifestimet e sotme nëpër botë. Kështu, protesta e emërtuar  Occupy Wall Street ose shkurt OWS, e nisur më 17 shtator, në Uollstrit (Wall Street) dhe e shtrirë më tej në qytete të ndryshme të SHBA, Kanadasë e Europës, edhe pse me kërkesa kontradiktore, dëshmon se ka mjaft njerëz që janë të pakënaqur me sistemin aktual ekonomik-financiar, me zgjidhjet politike e sociale, me mënyrën e përgjigjes ndaj krizës globale. Për një pjesë të tyre kriza është pasojë e keqadministrimit, për një pjesë tjetër recesioni apo rritja e dobët ekonomike, me shfrytëzim të skajshëm të burimeve natyrore (që janë të fundme!), ka vazhduar të mundësojë, edhe në këto kushte krize, përqendrimin e pasurisë në pak duar, duke lënë të margjinalizuar deri të uritur mjaft individë (një në shtatë persona) në popullsinë e globit. E parë me këtë sy, një lëvizje e tillë mishëron në vetvete një shqetësim, një ftesë për aktivizim, një përpjekje për pjesëmarrje qytetare, një angazhim për të gjetur përgjigje, një reagim ndaj keqadministrimit dhe shtrëngesave qeveritare ekstreme. Aq më tepër që deri më tani, politika ka qenë e paqartë, deri hezituese në gjetjen e kësaj përgjigjeje. Ndërkohë, vetë kjo lëvizje shpalos një ide sa të vjetër po aq dhe të re, që individët, nëpërmjet strukturave, bashkimeve e organizimeve të ndryshme (partiake, sindikaliste, studentore etj.), që qytetarët si prodhues e konsumatorë, punonjësit e pronarët, shtetarët e shtetasit të kenë zërin e tyre, të trajtojnë së bashku çështje ekonomike me interes të përbashkët, për të arrirë në zgjidhje optimale, pse jo dhe për të marrë mbi vete sakrifica konkrete. Por, jo për të shkatërruar e djegur si ditët e fundit në Itali, Greqi etj.! Mbi të gjitha, për të analizuar e kontrolluar shpenzimet e parave të tyre si taksapagues, pse jo dhe etapat kryesore, mënyrën e përdorimit të burimeve të duhura për të fshesuar (bail out) institucionet financiare në situata kritike ose falimenti, për të kapitalizuar bankat, për të shkurtuar shpenzimet publike (por jo në kurriz të pakësimit të detyrimeve mbi mbrojtjen e jetës, strehimin e asistencën sociale, përkujdesjen shëndetësore, ruajtjen e mjedisit!). Problematike po rezulton sot rritja e borxhit publik, jo vetëm në SHBA, por dhe në zonën euro, ku kampione e falimentit është Greqia fqinje. Po ashtu, me sa duket, teza e rritjes së punësimit në projekte të mëdha publike infrastrukturore (në kurriz të rritjes së borxhit publik) nuk dha rezultatin e pritur! Siç nuk duket me perspektivë as dhe skema ekstreme e shtrëngimit buxhetor për një periudhë të gjatë, që asfikson rritjen ekonomike. Pra, cila është zgjidhja?! A mund të vazhdohet me një liberalizëm të skajshëm apo duhet të tentohet një kthim pjesor tek ndërhyrja qeveritare? Aq më tepër, nuk po jep ndonjë rezultat përzgjedhja e veçuar, qoftë ajo me tipare europiane, qoftë ajo me tipare amerikane. Ndoshta, një zgjidhje e parë është një balancim i drejtë i këtyre rrugëve, shoqëruar dhe me një kompromis, miratim e konsensus sa më të gjerë qytetar, me një sakrificë për ta kapërcyer krizën, për të minimizuar pasojat jo vetëm për përbërësen ekonomike-sociale, por dhe për sistemin politik. Këtë faktoi dhe po e ilustron kriza greke, ku vazhdojnë të shfaqen situata përplasjeje, aq më tepër pas bail out të parë europian, praktikisht të dështuar!…
A duhet një ndryshim rrënjësor e real? Në çdrejtim?!
Në kushte vështirësie buxhetore, pavarësisht gatishmërisë së disa miliarderëve, apo përpjekjeve të Presidentit Sarkozi në Francë, apo Presidentit Obama në SHBA, sistemi i taksave në vendet e zhvilluara, në kuadër të konceptimit liberal e neoliberal, u

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›