E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anti-Globalistët zbulojnë planet e luftës: "Ne u trajnuam në Greqi"

18-10-2011 / Gazeta 55

Flet një "me çorape në fytyrë ": Armët ishin fshehur në shesh, ka një vit që ne po përgatiteshim. Përsëri, kjo është një luftë për ne, dhe është vetëm fillimi

Ai është një "i zi". F.  nga Jugu i Italisë është gati 30 vjet, i shkolluar, ka një punë të pasigurt dhe ka gjithë zemërimin e botës në trup. Të shtunën duart e tij shkatërruan Romën.
Dhe ai, tani, qesh. "A mund të kishte të vdekur në rrugë? Pse, sa vdekje bën çdo ditë ky sistem? Kush janë vrasësit e punëtorëve në Barletta?". Jo policët apo karabinierët me  1.300 euro në muaj mbi të cilët ju gjuajtët. Jo ata që paguajnë me këste makinat që ju keni djegur. Jo Lëvizjes ku ju jeni fshehur. "Ne nuk jemi fshehur. Lëvizja paqësore pretendon se nuk na njeh. Por e dinë shumë mirë se kush jemi. Dhe e dinin atë që do të ndodhte. Ashtu siç dinin policët. Ne e kemi thënë publikisht çfarë do të ndodhte me 15 tetor. Tani "shefat " e Lëvizjes bëjnë si shpirtra të bukur, por kjo është vetëm një përrallë. Shikoni në këtë mënyrë:.. ndoshta tani ata do të detyrohen më në fund të thonë me cilët ata janë. E përsëris.... të gjithë e dinin se çfarë kemi dashur të bëjmë dhe e dinin se ne do ta bënim. Sepse ne jemi përgatitur gati për një vit". Ju jeni përgatitur? F. Përsëri buzëqesh. "Ne kemi bërë" Master-in" në Greqi". Cilin "master"? "Për një vit, një herë në muaj, ne kemi shkuar me traget nga Brindisi me bileta ponte, sepse nuk dihet se kush vjen për të kontrolluar. Dhe shokët athinas na bënë të kuptojmë se guerilja urbane është një art në të cilin fiton ai i organizuari. Një vit më parë, ne kishim vetëm një dëshirë të madhe për të goditur çdo gjë. Tani ne e dimë se si t’i thyejmë. Në Romë, ne kemi fituar, sepse ne kishim një plan, një organizatë".
Çfarë organizimi kishit? "Ne ishim të ndarë në dy falanga. "500 e veta u armatosën në fillim të manifestimit dhe kishin për detyrë të shkatërruar rrugën Cavour. Kurse 300 të tjerë do të mbronin ata nga prapa, në mënyrë që Lëvizja të mos i izolonte ata. Urdhri që kishin ato 300 ishte që të mos nxirrnin helmetat apo maska e gazit, apo mermerë, ose kokteje Molotov, derisa manifestuesit te kalonin kthesës e rrugës Corrado Ricci. Ne nuk donim që policët të zbulonin numrat tanë të vërtetë. Dhe ne donim që ata të bindeshin se do të prishnim vetëm rrugën Cavour. Dhe ata e hëngrën. Ata bënë atë që pritej. Ata na lanë që ne të ecnim në rrugën Labicana dhe kur ata na sulmuan atje, edhe grupi i dytë i 300 vetave filloi të luftonte. Dhe kështu zbuluan se sa ne ishim me të vërtetë. Në këtë pikë ne e kishim fituar betejën. Edhe në qoftë se ata, policët, u është dashur kohë për ta kuptuar, ajo që do të ndodhte në Piazza San Giovanni ishte një surprizë e fundit".
Çfarë? "Të premten në mbrëmje ne kishim lënë makinën “Dukati” afër harqeve kryesore në rrugën Sannio. Brenda Dukatit kishim armë për të fituar jo vetëm një betejë, por dhe luftën. Pjesa tjetër e shkopinjve dhe gurëve e morëm në një shesh ndërtimi afër metrosë në rrugën Emanuele Filiberto".
Do të kishte qenë ndryshe në qoftë se ata do të kishin sulmuar në rrugën Corrado Ricci dhe tu kishin izoluar aty. "Ata nuk e bënë, sepse, siç kemi siç na kanë mësuar shokët grekë, ata u hutuan nga mënyra e punës sonë në "falanga".
Si funksionon? "Ne jemi të ndarë në grupe nga 12 ose 15 veta. Dhe çdo bateri është e ndarë në tre grupe specialistësh. Disa armë, i kapim në rrugë si gurë, shkopinj, shufra hekuri, hekura dritaresh, kuti metalike. Dikush hedh ose përdor armë që grupi i ka gjetur. Dhe pastaj janë specialistët e bombave-letër. Të organizuar në këtë mënyrë, ne mund të sigurojmë një vëllim të vazhdueshëm zjarri. Dhe mbi të gjitha ne jemi shumë të shpejtë. Ne lëvizim shumë shpejt dhe dukemi më pak seç jemi në fakt".
Ky është i njëjti organizim me të cilin punojnë forcat e ndërhyrjes së shpejtë? "Kjo është e saktë. Shumë keq nëse ata e kanë harruar. Nga G8 në Gjenova dhe më pas ata policët lëvizin shumë ngadalë. Me ato makinat e blinduara janë jashtë shënjestra. Sidomos kur ata tërhiqen. Ne i marrim nga anët çka është një shaka. U çuam dy rrota, dhe u futëm një bombë tymuese në serbator dhe gjithçka është mbyllur".
Fjalët tuaja tingëllojnë njollosëse si ajo e ushtarëve... "Unë flas si një që është në luftë".
Por për cilën lufte e keni fjalë? "Nuk e kam deklaruar unë. Ata e kanë deklaruar".
Kush janë ata? "Unë nuk argumentoj mbi politikën me dy gazetarë".
Me të cilët i diskuton, nëse ju bëni politikë? "Ne e diskutojmë lirisht me shokët e Luginës Suza".
Ju keni qenë në luginë Val di Suza? "Unë kam qenë atje në korrik".
Për të bërë luftë. "Po, dhe unë po ju jap disa lajme. Kjo nuk ka mbaruar".

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›